E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton ligjin per gjyqesorin

Hyn ne fuqi ligji i ri per sistemin gjyqesor. Presidenti i Republikes, Bamir Topi, dekretoi dje ligjin per "Organizimin e Pushtetit Gjyqesor" qe parashikon procedura te reja per gjyqesorin, paga me te larta si dhe kritere te tjera per konkurrimin e gjyqtareve. Sipas ligjit, nga 1 janari 2009 gjyqtareve do u rriten pagat ne baze te vjetersise ne pune, ndersa kryetareve 10%. Te drejten e propozimit te kryetareve per gjykatat nuk do e kete me ministri i Drejtesise, por Keshilli i Larte i Drejtesise (KLD). Ne projekt u vendos qe te gjithe gjyqtaret do te kene te drejte konkurrimi per postin e kryetareve. Nga ana tjeter eshte percaktuar mandat katervjecar per kreret e gjykatave me te drejte rikandidimi. Vleresimi i punes se gjyqtareve do te behet ne nje afat kohor prej 3 vjetesh nga KLD. Per sa u perket instrumenteve te kontrollit, ne projektin aktual ato nuk preken. Gjyqtaret do te kontrollohen si nga KLD ashtu edhe nga Ministria e Drejtesise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›