Perplaset nga "Benzi', vdes 6-vjecarja
Durres - Nje vajze 6-vjecare ka nderruar jete mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, si pasoje e nje aksidenti automobilistik. Femija me iniciale A.M., lindur e banuese ne fshatin Rinia, eshte perplasur per vdekje nga vetura tip "Benz", me targa TR 2508 M, e drejtuar nga 21-vjecari Urim Zhubi, edhe ky banor i fshatit Rinia, ne komunen e Katundit te Ri, ne rrethin e Durresit. Ngjarja ka ndodhur ne rrugen qe lidh fshatin Rinia me Fllaken. Policia e Durresit beri te ditur dje se ka arrestuar ne flagrance te riun, i cili do te pergjigjet per vepren penale "shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor". Nderkohe, policia nuk dha nje version zyrtar ne lidhje me shkaqet e aksidentit qe i mori jeten nje femije.
K.J