E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko: Memia po merr kompetencat

Deputetet nuk munden te votojne dje edhe ndryshimet ne ligjin per "Legalizimin e Zonave Informale", per arsye se ai nuk ka perfunduar se shqyrtuari ne komisionet parlamentare. Zvarritjet ne kalimin e projektligjeve ne Kuvend, vijojne edhe pas terheqjes se veshit qe te gjithe kryetareve te komisioneve iu be nga Kryetarja Topalli, dy dite me pare, se nuk po punohet me ritmin e duhur. Ndryshimet e ligjit qe parashikojne kompensim brenda gjashte muajve te pronareve, tokat e te cileve jane zene nga ndertimet pa leje, vazhdojne te kundershtohen nga opozita. Nje prej anetareve te komisionit te ligjeve, Pandeli Majko, tha dje serish se PS nuk pranon qe ALUIZNI te marre me keto ndryshime me shume kompetenca sec i takon. "Ne jemi qe prona t'u shkoje atyre qe u takon, por jo qe institucioni qe drejton Memia te marre kompetencat e pushtetit vendor", u ankua Majko, duke deklaruar voten kunder te selise roze per kete projekt. Ndryshimet percaktojne qe e gjithe siperfaqja e zene nga ndertimet pa leje do te kompensohet si siperfaqe toke truall per pronaret e ligjshem. E ka vendosur afate konkrete per te realizuar nje gje te tille. 80 per qind e fondit te parave qe po mblidhet nga pagesat qe kryejne personat qe legalizojne ndertimet e paligjshme, do te sherbeje per kompensimin e pronareve. R.R.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›