Granata, Pronari i firmës së ndërtimit: Ja konflikti
Nga Gerti Xhaja
Ndërtuesi mohon konfliktet e pronësisë. "Jam thjesht zbatuesi i projektit për fushën “Ali Demi”. Nderkohe autori qe shpertheu granaten ne zyrat e ndertimit tregon tjeter version
TIRANE-Më kishte pushtuar tokën e gjyshes. Jemi për pjekur ta bindim me të mirë, por kur pashë që nuk ka drejtësi dhe askush nuk më ndihmon, mendova ta zgjidhja vetë”. Kështu është shprehur për oficerët e seksionit të shkatërrimit të pronës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Elton Bendi i arrestuar mbrëmjen e së hënës. 32-vjeçari shpërtheu një granatë rreth orës 20:10, në hyrjen e një pallati pranë stadiumit “Dinamo”, ku ndodheshin zyrat e firmës së ndërtimit “Kora” sh.p.k. Pretendimet e Bendit janë hedhur poshtë nga pronari i firmës, Meleq Kora. “Nuk është e vërtetë që po kryej ndërtime të miat te fusha ‘Ali Demi’. Është një projekt i Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e kompleksit sportiv atje dhe firma ime thjesht ka fituar tenderin për këto punime”, - ka thënë dje për Gazetën biznesmeni Kora. Sipas tij, problemet e pronësisë janë zgjidhur nga vet Bashkia e Tiranës dhe është ky institucioni me të cilin pretendohet të ketë probleme familja e Elton Bendit. “Nuk e njoh personin që kreu aktin. Unë vetë kam marrë kontakte me dikë nga familja që ka pretendime për tokën, por nuk mund të them nëse është i njëjti person. E prita në zyrë, pasi më kërkoi takim. E sqarova për situatën, madje i tregova dhe rrugët se si duhej të ankimonte, pasi ishte e drejta e tij. Është larguar normalisht nga zyra dhe nuk kemi pasur debate të rënda apo të shara. Nuk e kuptoj se ç’donte i arrestuari dje (e hënë), në pallatin ku kemi zyrat dhe pse duhej ta bënte një akt të tillë”, - ka vijuar Kora për ngjarjen. Kora ka pranuar se këto dëshmi ka dhënë edhe për policinë, kur është pyetur në lidhje me konfliktet e mundshme me Elton Bendin. Ky i fundit ndodhet i siguruar në ambientet e izolimit të Komisariatit numër 2 të Policisë së Tiranës, për akuzën e “shkatërrimit të pronës”.
Pretendimet
Disa ditë më parë, përfaqësues të familjeve pretendente për pronësinë mbi fushën “Ali Demi”, protestuan dhe bllokuan punimet e firmës që po ndërton kompleksin sportiv. Pronarët e tokës vendosën një makinë përpara ndërtesës së firmës, e cila nga ana e saj nuk është konfrontuar me banorët. Pas ndërprerjes së punimeve ishte ndërhyrja e Policisë Bashkiake që largoi punëtorët dhe bëri të mundur rifillimin e punimeve. Vetë banorët duket se nuk kanë përfituar asgjë nga ankesat e shumta për projektin e Bashkisë në pronën e tyre.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)