SHBA, nevojë për një plan të ri stimulues
Shefi i Rezervës Federale,
bankës qendrore të SHBAsë,
deklaroi dje se qeveria
mund të ketë nevojë për injektimin
e disa miliardë dollarëve të
tjerë, veçmas atyre të aprovuar
deri më tani, për të shmangur
përkeqësimin e situatës financiare.
Gjatë fjalës së tij në
Dhomën e Përfaqësuesve, Bernanke
sugjeroi se Shtetet e Bashkuara
kishin nevojë për një
"mbushje" tjetër për të stimuluar
rritjen ekonomike, e cila ka
gjasa që të shënojë rënie për disa
tremujorë radhazi. Kjo ishte hera
e parë që shefi i bankës qendrore
u artikulua hapur për aplikimin
e një pakete të dytë stimuluese.
Qeveria aprovoi verën që shkoi
një paketë 100 miliardë dollarësh
në ulje taksash për të
stimuluar dhe rigjallëruar ekonominë,
por që nga ajo kohë
shpenzimet e konsumatorëve
nuk kanë qenë në nivelin e duhur
dhe kanë rënë shumë. Edhe
Shtëpia e Bardhë duket se po kristalizon
idenë e një programi të
dytë shpenzimesh. Sipas
zëdhënëses së Presidencës, administrata
e Bushit ishte e hapur
për një plan stimulues dhe për
këtë do të konsultohej me shefin
e bankës qendrore dhe faktorët
e tjerë ekonomikë të vendit.
Për muaj me radhë,
demokratët në Kongres janë përpjekur
për aprovimin e një mase
tjetër stimuluese, që do të
shpenzohej në projektet e
ndërtimit, riparimin e rrugëve të
dëmtuara, urave dhe pjesëve të
tjera të infrastrukturës, çka do të
shtonte edhe numrin e vendeve
të punës si dhe investimet
lokale. Ata po lobojnë edhe për
një paketë ndihmash për të
varfrit, për ata që janë më të
prekurit nga kriza ekonomike
përmes ndihmave të drejtpërdrejta
me ushqime dhe veshmbathje,
për të siguruar një dimër
të ngrohtë, si dhe lehtësira në
sektorin e kujdesit shëndetësor,
po për shtresën e varfër. Ata
kanë kërkuar edhe kohëzgjatjen
e përfitimeve të papunësisë për
ata që nuk mund të gjejnë punë
për një kohë të gjatë. Disa nga
këto ide u dhanë nga
demokratët, gjatë diskutimit të
paketës së parë të stimulit
ekonomik, por ato u hodhën
poshtë nga administrata e
Bushit. Gjatë javëve të ardhshme
do të organizohen seanca,
në të cilat do të diskutohen detajet
e një plani të dytë që, sipas
parashikimeve, do të jetë
më i madh se plani 61 miliardësh
i aprovuar nga Kongresi.
Nëse demokratët do të fitojnë
zgjedhjet presidenciale, ka
shumë të ngjarë që propozimet
e tyre të vihen në jetë më shpejt
nga sa është parashikuar.
bankës qendrore të SHBAsë,
deklaroi dje se qeveria
mund të ketë nevojë për injektimin
e disa miliardë dollarëve të
tjerë, veçmas atyre të aprovuar
deri më tani, për të shmangur
përkeqësimin e situatës financiare.
Gjatë fjalës së tij në
Dhomën e Përfaqësuesve, Bernanke
sugjeroi se Shtetet e Bashkuara
kishin nevojë për një
"mbushje" tjetër për të stimuluar
rritjen ekonomike, e cila ka
gjasa që të shënojë rënie për disa
tremujorë radhazi. Kjo ishte hera
e parë që shefi i bankës qendrore
u artikulua hapur për aplikimin
e një pakete të dytë stimuluese.
Qeveria aprovoi verën që shkoi
një paketë 100 miliardë dollarësh
në ulje taksash për të
stimuluar dhe rigjallëruar ekonominë,
por që nga ajo kohë
shpenzimet e konsumatorëve
nuk kanë qenë në nivelin e duhur
dhe kanë rënë shumë. Edhe
Shtëpia e Bardhë duket se po kristalizon
idenë e një programi të
dytë shpenzimesh. Sipas
zëdhënëses së Presidencës, administrata
e Bushit ishte e hapur
për një plan stimulues dhe për
këtë do të konsultohej me shefin
e bankës qendrore dhe faktorët
e tjerë ekonomikë të vendit.
Për muaj me radhë,
demokratët në Kongres janë përpjekur
për aprovimin e një mase
tjetër stimuluese, që do të
shpenzohej në projektet e
ndërtimit, riparimin e rrugëve të
dëmtuara, urave dhe pjesëve të
tjera të infrastrukturës, çka do të
shtonte edhe numrin e vendeve
të punës si dhe investimet
lokale. Ata po lobojnë edhe për
një paketë ndihmash për të
varfrit, për ata që janë më të
prekurit nga kriza ekonomike
përmes ndihmave të drejtpërdrejta
me ushqime dhe veshmbathje,
për të siguruar një dimër
të ngrohtë, si dhe lehtësira në
sektorin e kujdesit shëndetësor,
po për shtresën e varfër. Ata
kanë kërkuar edhe kohëzgjatjen
e përfitimeve të papunësisë për
ata që nuk mund të gjejnë punë
për një kohë të gjatë. Disa nga
këto ide u dhanë nga
demokratët, gjatë diskutimit të
paketës së parë të stimulit
ekonomik, por ato u hodhën
poshtë nga administrata e
Bushit. Gjatë javëve të ardhshme
do të organizohen seanca,
në të cilat do të diskutohen detajet
e një plani të dytë që, sipas
parashikimeve, do të jetë
më i madh se plani 61 miliardësh
i aprovuar nga Kongresi.
Nëse demokratët do të fitojnë
zgjedhjet presidenciale, ka
shumë të ngjarë që propozimet
e tyre të vihen në jetë më shpejt
nga sa është parashikuar.