Gripi i derrit, Tamiflu është "e keqe", por e domosdoshme
Tamiflu, fjala kyç e kësaj periudhe, që përdoret në mjekimin e gripit të derrit nuk është edhe aq e mirë sa mendohej, por gjithsesi mbetet e pashmangshme. Ky preparat ka manifestuar efekte anësore në përdorimin e tij te të sëmurët e infektuar nga virusi AH1N1 dhe për një gjë të tillë edhe mjekët janë në dijeni. Pëllumb Pipero, mjek infeksionist, si dhe anëtar i komisionit të pandemisë që është ngritur pranë Ministrisë së Shëndetësisë sqaron se rezultati i medikamentit të Tamiflusë në rastet e prekura nga gripi i derrave ka qenë mjaft i efektshëm. Megjithatë, doza që aplikohet për 5 ditë gjatë shfaqjes së simptomave të AH1N1 mund të manifestohet edhe me disa efekte anësore. Sipas mjekut infeksionit, Pipero medikamenti mund të shkaktojë alergji apo edhe të vjella dhe më të dukshme këto shfaqje janë te fëmijët e vegjël. Ai sqaron më tej se kura e Tamiflusë aplikohet brenda 48 orëshit të parë të shfaqjes së simptomave të gripit të derrit. Ndërsa, lidhur me efektin shërues të ilaçit, ai pohon se arrin deri në 98 për qind të shkatërrimit të virusit.
Por përdorimi i këtij mjekimi që ka rezultuar si shkatërrues i sëmundjes që ka zhytur në panik miliona njerëz në vendin tonë rrezikohet për shkak të vonesës në përgjigjen e analizave. Kjo për shkak se kampionet që merret nga personat e dyshuar si të infektuar me virusin AH1N1 pas analizave të kryera në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik ku saktësohet tipi i gripit, duhet të dërgohen në Rumani për të përcaktuar edhe nëntipin e tij. Por Laboratori i referencës në Bukuresht mbulon të gjithë Europën Juglindore, që si çdo zonë tjetër është në gjendje alerte për shkak të kësaj epidemie. Për pasojë, përgjigjja e analizave të pacientëve të dyshuar mbërrin kur ata të gjithë janë trajtuar dhe kanë dalë nga gjendja gripale. Kjo vonesë vë në dilemë mjekët për përdorimin e Tamiflusë që domosdoshmërisht në rastet e të prekurve me virusin AH1N1 duhet të aplikohet brenda 48 orëve nga shfaqja e simptomave të para të gripit.
Mjekët specialistë deklarojnë se një person që ka kaluar një herë virusin AH1N1, gripi i derrave nuk mund t‘i kthehet përsëri. E duke qenë se për momentin format që po qarkullojnë në vend të këtij virusi janë të lehta do të ishte i favorizuar ai që e kalon gripin në këtë periudhë. Sipas profesor Dhimitër Krajës, shef i Shërbimit Infektiv në QSUT, numri i rasteve krahasuar me 2-3 javët e para ka ardhur në rënie. Deri më tani, sipas shefit të shërbimit të infektivit në spitalin "Nënë Tereza", janë trajtuar pesë raste të konfirmuar me grip derri. Tre prej tyre kanë marrë mjekimin me tamiflu. Ndërsa, kanë qëndruar të shtruar 36 raste të dyshuar prej të cilëve vetëm 4 janë trajtuar me tamiflu. Sipas profesor Krajës, virusi i shfaqur tek pacientët ka qenë i formave të lehta ose të mesme. Por, deri më tani, asnjë rast nuk ka pasur komplikacione apo pasoja për jetën.
Aktualisht, në vendin tonë janë konfirmuar si të prekur nga gripi i derrit 12 persona tre prej të cilëve të huaj dhe pjesa më e madhe e të tjerëve të kthyer nga udhëtime në vende të infektuara. Ndërkohë që priten përgjigjet e analizave edhe për pesë persona të tjerë të dyshuar si të prekur nga virusi pandemik. Mes tyre është edhe një fëmijë 4-vjeçar, që nëse vërtetohet se është prekur nga ky virus do të përbëjë edhe rastin e parë në vendin tonë kur gripi i derrit prek të mitur.
Për 12 rastet e konfirmuara, katër prej tyre i përkasin grupmoshave 15-24 vjeç, 7 të tjerë janë të grupmoshës 25-44 vjeç dhe vetëm një rast i grupmoshës, 45-59 vjeç. Të gjithë këta persona tashmë e kanë lënë spitalin, pasi gëzojnë një gjendje të mirë shëndetësore.