E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fox Al Kaeda vazhdon te jete kercenim

Ministri britanik i Mbrojtjes, Lyam Fox deklaroi se Al Kaeda do të mbetet një kërcënim për Perëndimin për aq kohë sa do të jetë funksionale. Gjatë një vizite në Kabul, Foks ka reaguar ndaj lajmit të marrjes së drejtimit të organizatës nga Ajman Al Zauahri, pas vrasjes së kryeterroristit Oama Bin Laden më 2 maj të këtij viti.

Sipas Fox nuk ka shumë rëndësi se kush është në krye të grupit të terrorit, pasi problemi i vërtetë mbetet organizata dhe ekstremizmi. Duke njoftuar për strategjinë britanike në forcat e NATO-s në Afganistan, Fox ka thënë se disa trupa britanike do të nisin tërheqjen nga vendi, kryesisht ato që nuk ndodhen në zona luftimi.

Janë rreth 11 mijë trupat britanike në Afganistan, pjesa më e madhe e të cilave në Helmand, një zonë me prani të ndjeshme talibane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›