E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca bind, Gjermani zhgënjen

Franca ka treguar se është një nga pretendentet kryesore për të fituar Evropianin. Skuadra e Domeneh fitoi dje 2-0 përballë Ekuadorit, me dy golat e shënuar nga Gomis. 

Ndërkaq Gjermanisë nuk i mjaftoi goli i Kloses dhe autogoli i bjellorusit Koritko, pasi nuk arriti të merrte më shumë se sa një barazim 2-2 në miqësoren e djeshme kundër Bjellorusisë. Skuadra e Hoakim Lëv dominoi thuajse gjatë gjithë takimit, por shpërdoroi shumë para portës së kundërshtarëve. Çekia mundi pastër Lituaninë me rezultatin 2-0. Dygolëshi i Jan Koler i dhuroi një fitore inkurajuese përfaqësueses çeke. Austria barazoi 1-1 me Nigerinë. Me këtë rezultat u mbyllën edhe ndeshjet Estoni-Gjeorgji dhe Luksemburg-Kepi i Gjelbërt. Ndërkaq Luksemburgu fitoi 3-0 takimin e djeshëm miqësor kundër Kazakistanit. 

Rezultatet

Estoni-Gjeorgji     1-1
Gjermani-Bjellorusi     2-2
Luksemburg-Kepi i Gjelbër    1-1
Mali i Zi-Kazakistan     3-0
Shqipëri-Poloni     0-1
Austria-Nigeri     1-1
Çeki-Lituani     2-0
Francë-Ekuador     2-0

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›