E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kam ankesa në rastin e golit”

Trajneri i Kombëtares, Ari Han foli në vija të përgjithshme për paraqitjen e ekipit pas ndeshjes, teksa kishte pakënaqësi vetëm për rastin e golit. 

“Sa më shumë që zgjati ndeshja, aq më mirë luajti skuadra. Natyrisht, lojtarët duan të mësohen me mua, ashtu si edhe dua të mësohem me ta. Loja erdhi në rritje, ndryshimet e bëra në pjesën e dytë dhanë efektin e tyre. Ne pamë sot një Poloni që luajti më shumë në mbrojtje, por nuk ishim në gjendje që të dilnim në lojën tonë dhe të shënonim. Duke qenë se Polonia është kualifikuar për në finalet e Evropianit, mendova se do të sulmonte ajo, dhe ne do të mbroheshim, por për çudi ndodhi e kundërta. Veçanërisht kam ankesa për rastin e golit, ku lojtarët u treguan disi të pasigurt. Me kalimin e minutave e përmirësuam lojën tonë, pasi konstatuam se polakët s’ishin më të mirë se ne”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›