E Diel, 1 Nëntor 2026

“Treguam mentalitetin e duhur”

Mesfushori Lorik Cana foli me nota pozitive pas miqësores së humbur 1-0 me Poloninë. 

“Dihet që Polonia është mjaft e fortë, pasi është kualifikuar për në finale duke u renditur në vendin e parë në një grup me ekipe si Portugalia dhe Serbia. Kjo tregon shumë. Fatkeqësisht, ne pësuam një gol shumë shpejt, siç e kemi zakon, mandej polakët u mbyllën dhe kishim shumë pak hapësira. Gjithsesi, si ndeshja e parë me Ari Hanin, pati gjëra që shkuan mirë ashtu siç pati edhe gjëra që shkuan keq. Kemi edhe një ndeshje miqësore para se ta nisim sa më mirë këtë edicion. Ari Han është një emër i madh në arenën e futbollit botëror dhe që ka shumë eksperiencë. Gjëja më pozitive? Mentaliteti i lojtarëve, dëshira e tyre që të bashkëpunojnë me grupin. Patëm vështirësi në disa momente të ndeshjes, por nuk e ulëm kokën”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›