E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Përgjigje energjike strukturave paralele serbe

“Është koha e fundit që t’u jepet përgjigje e qartë dhe energjike të gjitha strukturave paralele që Serbia dëshiron të ndërtojë në Kosovë”, ka deklaruar Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, gjatë një 

 takimi me Knut Vollebaek, komisioner i lartë i OSBE-së për minoritetet. Duke rikujtuar qëndrimin e institucione të Kosovës lidhur me të ashtuquajturat “institucione serbe” të dala nga vota e zgjedhjeve të jashtëligjshme të 11 majit, Presidenti Sejdiu tha se e ardhmja e Kosovës nuk qëndron në ato institucione, por në bashkëpunim e qytetarëve të saj, respektimin e institucioneve të vendit dhe në bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare, deri në anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë, në kontributin e saj si partnere e rëndësishme në këtë drejtim. Sejdiu ritheksoi garancitë e institucioneve të Kosovës për të vazhduar respektimin e plotë të komuniteteve pakicë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›