E Diel, 1 Nëntor 2026

Rupel: EULEX vonohet për shkak të konsultave

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Dimitrij Rupel tha se, vendosja e EULEX-it po vonohet për shkak të konsultimeve ndërmjet Brukselit dhe Kombeve të Bashkuara. 

"Bashkimi Evropian synon që EULEX-i të shtrihet në të gjithë Kosovën e jo vetëm në jug. Nuk duhet as të tolerohet e as të lejohet ndarja e Kosovës", tha Rupel, në komitetin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian. Ai vlerësoi se është menduar se EULEX-i do të zëvendësojë menjëherë UNMIK-un, por tha se: "Tranzicioni, përkatësisht 'rikonfigurimi' po merr pak më shumë kohë se sa ishte planifikuar". Ndërkohë mundësia që vendosja e EULEX-it të shtyhet deri në muajin shtator apo tetor, ide kjo e dalë nga takimi i djeshëm i ministrave të Jashtëm të BE-së, është pritur me skepticizëm në Kosovë, duke u komentuar si dobësim i shtetit të Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›