Franca dhe Ukraina, me një këmbë në “Afrikë e Jugut 2010”
Një fund gati i ëmbël për Francën e Rajmond Domenek. Pas shumë problemeve dhe rezultateve zhgënjyese në grupin e vet për kualifikimet për në botëror “gjelat” kanë arritur të marrin një fitore me mjaft vlera në transfertë në ndeshjen e parë play-off ndaj Irlandës së Xhiovani Trapatonit. Goli iu vetëm i francezëve u shënua nga sulmuesi i Çelsit, Nikolas Anelka. Me këtë fitore francezët do tu mjaftojë një barazim në ndeshjen e kthimit për të prerë një biletë për në botërorin afrikan. Një rezultat të mirë ka marrë dje edhe Ukraina e Andri Shevçenkos teksa barazoi 0-0 me Greqinë e Oto Rehagel në fushën e kësaj të fundit. Gjithsesi, ky rezultat nuk mund ti lërë aspak të qetë ukrainasit pasi jo vetëm një fitore e grekëve në Kiev por edhe një barazim me gola do të thoshte eliminim për verdheblutë. Fitore ka arritur edhe Rusia e Gus Hidink dje në ndeshjen e vet ndaj sllovenëve falë dopietës së talentit Dinijar Biljaletdinov. Mesfushori shënoi dy herë në harkun e 10 minutave duke bërë të mundur që Rusia e tij të mbajë shpresat lart për një vend në Kupën e Botës. Por nuk mbeten pas edhe sllovenët, të cilët falë golit të Nejc Pecnik kanë edne shanse për tu kualifikuar nëse në ndeshjen e kthimit do të fitojnë me të paktën rezultatin 1-0. Fitore ka shënuar edhe Portugalia e Karlos Keirosh .