E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grace Kelly - Një mit pa kohë

 

Grace Patricia Kelly, princesha e Monakos ishte një aktore amerikane. Gruaja e princit Ranieri III i Monacos (1923 - 2005) qe nëna e princit trashëgimtar Alberto II i Monacos (1958), dhe i princeshave Carolina (1957) dhe Stefania e Monacos (1965).
Ajo u lind në Filadelfia të Pennsylvanisë, bijë e John Brendan Kelly Senior (1889-1960) dhe Margaret Majer. Familja e saj katolike me origjinë irlandeze qe ndër më të rëndësishmet në qytet, përveçse trashëguese pasurish. I ati që një milioner por edhe fitues i tre medaljeve të arit në kanotazh në dy olimpiada, traditë të cilën e ndoqi i vëllai i aktores, Jack.
Pavarësisht kundërshtive në familje Grace Kelly, u përfshi në botën e kinemasë. Filmi i parë në të cilin u shfaq ajo qe “Ora katërmbëdhjetë” (1951). Një vit më pas qe bashkë-protagoniste me Gary Cooper në “Mesdita e zjarrit”. Filmi tjetër “Mogambo”(1953), ishte i llojit dramatik i vendosur në xhunglën e Kenias i bazuar në trekëndëshin dashuror mes Kelly, Clark Gable e Ava Gardner.
Grace Kelly interpretoi në tri filma të Alfred Hitchcock.
Në 1955, Grace Kelly merr Oskarin për aktoren protagoniste në filmin “Fshtarja”. Pasuan filma të tjerë, por, komedia muzikale “Shoqëria e lartë” ishte kontakti i saj i fundit me botën kinematografike, në 1956. Martesa e saj me princin Ranieri ishte shkak i kësaj shkëputjeje. Për gruan qe një befasi kërkesa e të shoqit për të hequr dorë nga filmi, por pranoi vullnetin e tij.
Besimi katolik dhe lindja e fëmijëve qenë faktorë themelorë në bazë të të cilëve Ranieri do të zgjidhte gruan e tij. Para martesës me Grace Kelly, ai kish pasur një fejesë 6-vjeçare me aktoren Gisèle Pascal, të cilën e la pasi një vizite mjekësore, nxori në pah paaftësinë e saj për të lindur fëmijë (në të vërtetë, pas ndarjes aktorja u martua dhe lindi një fëmijë).
Para martesës Grace Kelly, kishte pasur marrëdhënie me aktorët: Clark Gable, Gary Cooper, Bing Crosby, Ray Milland, Ëilliam Holden e Jean-Pierre Aumont, dhe me stilistin Oleg Cassini.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›