E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramize Gjebrea - Një legjendë dashurie në kohë lufte

 

anila mema

Legjenda e
    dashurisë së
    shumëpër
    folur për parti
    zanen e më pas “Dëshmoren e Kombit”, Ramize Gjebrea me Zaho Kokën, është sajuar më 11 deri 18 shkurt me katër raportet denoncuese. Sipas raportdërguesve, dokumente të gjetura në fondin e Arkivit Shtetëror, çarturit dashurore të Gjebresë me Zahon i kishin parë me sytë e tyre, ndërkaq gjyqi i partisë i vinte vulën e së vërtetës kësi dashurish që “diskreditonin” ushtrinë partizane. “Epshet dashurore Gjebrea-Zaho a mos janë kacafytje galante e flirt romantik? Dashuria e tyre të jetë e provuar vërtet me gjithë mantelin e purpurt të pasionit rinor? Ase dashuria e tyre një dashuri platonike? Dash-uria Gjebrea-Zaho një dashuri me atë madhështi skeptrore të pastër rinore, fisnikërinë e plotë të tërë ndjesive të mira njerëzore a jo e tillë? Në fund të fundit, dashuria Gjebrea-Zaho ishte një dashuri e plotë, bujare, dashuri e vërtetë, ase s’ka qenë fare dashuri? E çfarë të ishte!?” shkruan në veprën e tij, “Ramize Gjebrea, ikona e dashurive të mëdha të luftës”, Vasfi Barut, libër të cilin pritet ta hedhë në treg së shpejti shtëpia botuese “55”. Mes të tjerash në këtë vepër autori sjell edhe katër raportet që denoncojnë për lidhjen e dashurisë mes Ramizesë dhe Zahos. I pari denoncim daton në 12 shkurt të vitit 1944 dhe nënshkruhet nga një intendent, anëtar shtabi, i dyti e i treti 15 shkurt të të njëjtit vit, të nënshkruar përkatësisht nga një përgjegjës i partisë për rajonin Himarë, me lidhje të ngushta me shtabin dhe detyrë në qarkorin e partisë dhe një komisar batalioni e anëtar shtabi. Ndërkaq denoncuesi i katërt, anëtar i qendrorit të rinisë komuniste shqiptare, i dërguar në rajoni i Vlorës nga Tarasi me mision të fshehtë, dhe i ngarkuar me punë në atë rajon nga Dushan Mugosha, bën denoncimin katër ditë më vonë në 19 shkurt. Denoncimet e fshehta janë bërë brenda tetë ditëve. “Dhe u gjend një akuzë e një justifikim, për ‘çështje morali’, që mund të pranohej nga partizanët, të cilët s’kishin parë e dëgjuar gjë, por me që e thotë komanda duhet të ketë ndodhur diçka me rëndësi, që na turpëron para popullit”. E thotë qartë: “partizanët nuk kishin parë e dëgjuar gjë”, dhe për “dashuritë” Ramize-Zaho u gjend “akuzë” imoraliteti e pranueshme nga partizanët që s‘kishin parë e dëgjuar hiçgjësendi”, shkruan autori. Ama nuk është vërtetuar asnjëherë se cila ishte arsyeja e vërtetë e pushkatimit të Ramize Gjebresë, në 5 mars të vitit 1944. Nuk pati asnjë provë konkrete, veçse një urdhri nga lart që kurrë nuk u mor vesh nga cili nënshkruhej. Të vërtetat e kësaj vrasjeje janë në varr, por nuk është bërë asnjë përpjekje edhe për të gjetur autorët e këtij ekzekutimi, megjithëse një vit më vonë u zhvillua gjyqi i Gjykatës së Lartë. Ramizeja u akuzua se ishte e dashura e fshehtë e Komandantit të batalionit të Brigadës së V-të, Zaho Koka, e ndërsa ishte zyrtarisht e fejuara e Nako Spirut. Gabim ky i pafalshëm, (dashuritë e fshehta) për “partinë” dhe Ramize Gjebrea meritonte ekzekutimin e pabesë prapa shpine…!
Por pse jo, shkaqet këtij ekzekutimi lidheshin me luftën personale për karrierë që në ato vite kishte shpërthyer ethshëm. Me këtë akuzë, për imoralitet, gjykata e Brigadës së Pestë e dënon Ramizenë me pushkatim. Pas ekzekutimit të 21-vjeçares gjirokastrite nga Gjykata e Brigadës së V-të, Gjykata e Lartë, në vitin 1945, kreu një gjyq formal, ku u hetua rreth pafajësisë apo jo të fajit të saj, por jo për fajtorët e vërtetë të krimit. Ndërkohë që gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, për publikun, Nako Spiru - i fejuari i saj- e mbështeti figurën e saj gjatë gjithë kohës. E mandej një vit pas pushkatimit, u zhvillua një gjyq fals mbi vrasjen e saj, i cili mori në shqyrtim vetëm faktin nëse Ramizeja kishte apo jo marrëdhënie me Zaho Kokën. Në përfundim të këtij hetimi, Gjykata e Lartë me kryetar Frederik Nosin, deklaron të pafajshme Ramize Gjebrenë, duke i dhënë asaj titullin “Dëshmore e Kombit”, duke e cilësuar historinë e dashurisë së saj me Zaho Kokën si thashetheme të thurur në emër të pushtetit. Sot eshtrat e saj prehen pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›