Kemi investuar 4 herë më shumë se socialistët në 6 vjet
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Komunat e Beratit, të marra së bashku, qarku i Beratit kanë marrë këto vite nga qeveria, katër herë më shumë investime se ç kanë marrë në 6 vitet e qeverisë së mëparshme”, - tha kreu i Ekzekutivit
Kryeministri Sali Berisha ka vizituar dje qytetin e Beratit ku ka përuruar përfundimin e fazës së parë të rikonstruksionit të rrugës së Vakëfit. Rikonstruksioni i fazës së parë të kësaj rruge, me gjatësi 1.2 kilometra, është financim me vlerë 50 milionë lekë dhe pas saj do të vazhdohet me fazën e dytë për përfundimin e plotë të rrugës. Në ceremoninë e përurimit morën pjesë edhe ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi dhe kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi. Kryeministri Berisha tha se qeveria është e angazhuar në një seri projektesh e investimesh për përmirësimin e infrastrukturës së qytetit të Beratit dhe projektesh të tjera.
“Në Berat, ne jemi angazhuar me një seri projektesh dhe investimesh të rëndësishme në infrastrukturë, veçanërisht për bulevardin kryesor të qytetit, bulevardin që të çon tek ura e re, rruga “Pal Golemi”, një tjetër urë është ndërtim, rruga e Drobonikut dhe një seri projektesh të tjera që do të marrin financime të reja edhe në buxhetin suplementar.
Sërish qeveria ka një buxhet suplementar këtë vit dhe ne do t u kalojmë këtë shumë komuniteteve dhe qeverive vendore në përdorim”, - tha ai. Berisha do të shumëfishojë investimet në vazhdimësi për komunat e Beratit. “Komunat e Beratit të marra së bashku, qarku i Beratit kanë marrë këto vite nga qeveria, katër herë më shumë investime se ç kanë marrë në 6 vitet e qeverisë së mëparshme”, - tha kreu i Ekzekutivit. Në vijim të vizitës në qytetin e Beratit, Kryeministri u ndal në një takim me banorë të komunës së Otllakut. Duke falënderuar banorët, për ftesën e bërë, për të marrë pjesë në përurimin e një sërë veprave të rëndësishme, kryeministri Berisha i përgëzoi ata për punën e mrekullueshme të bërë në tokat bujqësore. “Së pari, ju falënderoj me shumë mirënjohje ju, për këtë nder që më bëtë duke më ftuar sot, që të inaugurojmë së bashku me ju disa vepra shumë të rëndësishme për komunën tuaj, por së dyti, dua t u jap përshëndetjet më vëllazërore, nderimin më të madh, respektin më të thellë për punën e mrekullueshme që keni bërë në ngastrat dhe tokat tuaja, i keni qëndisur ato me vreshta, ullishte, pemë frutore, gjithçka, duke bërë që komuna juaj të frymëzojë çdo fermer në Shqipëri”, - tha ai. Duke garantuar mbështetjen e plotë të qeverisë për realizimin e 12 projekteve të tjera për komunën, Kryeministri i emërtoi këto projekte, si 12 premtime të tij. Kryeministri u shpreh se qeveria do t i japë përparësi realizmit të projektit për ndërtimin e rrugëve dytësore dhe modernizmit të mëtejshëm të infrastrukturës, si dhe zhvillimit dhe transformimit të institucioneve sociale, kulturore, sportive, në dobi të edukimit dhe argëtimit të të rinjve. “Inauguruam rrugën e Lumasit. Sot banorët e Lumasit për 10 minuta kapin rrugën nacionale”, - tha ai. Berisha premtoi më tej se qeveria do të mbështesë, ashtu siç ka bërë deri tani, të gjitha përpjekjet e pushtetit vendor në këtë zonë, për modernizimin e mëtejshëm të infrastrukturës, si dhe institucioneve të ndryshme, në dobi të qytetarëve. Kryeministri i përgëzoi gjithashtu autoritetet vendore për bursat e ofruara për 90 të rinj të komunës, me qëllim shkollimin e tyre në Tiranë, si dhe ftoi të gjitha bashkitë e tjera të vendit të ndjekin shembullin e kësaj komune. Kryeministri Berisha inspektoi dje dhe ecurinë e punimeve për ndërtimin e urës së re që lidh qytetin e Beratit me Përmetin, investim i buxhetit të shtetit me vlerë rreth 200 milionë lekë. Në bashkëbisedim me drejtuesit e firmës ndërtuese, kryeministri Berisha i përgëzoi ata për angazhimin e tyre për ta përfunduar rrugën 15 muaj para afatit të parashikuar. Kryeministri i kërkoi ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit të përcaktojë bonusin për këtë kompani për përfundimin e punimeve para afatit. Kryeministri u shpreh se ndërtuesit që avancojnë punimet duhet të shpërblehen. Kryeministri Berisha tha se edhe rruga që të çon tek ura e re do të trajtohet me përparësi dhe do të marrë menjëherë financimin.
Ky lajm është publikuar: 24/05/2008