Berisha të tregojë se çfarë ka bërë për të rinjtë
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i është rikthyer Qytetit Studenti për të takuar banorët e tij. Në takimin e zhvilluar atje në kuadër të “Dialogut me Shqipërinë” Rama u ka kërkuar të rinjve që të jenë pjesë aktive në politikë jo për t u bërë politikanë, por për të ndikuar në vendimmarrje. Duke bashkëbiseduar me të rinjtë, të cilët ngritën si një nga problemet themelore të tyre punësimin pas diplomimit, lideri opozitar nënvizoi se PS dhe ekipet e punës së saj janë duke hartuar politika që nga universitetet e liberalizuara, të kthyera në fabrika diplomash, të kthehen në vatra dijeje dhe formimi real të të rinjve në mbarë vendin. “Për të arritur atë çka ne ëndërrojmë nuk mjafton vetëm ndërrimi i ca ministrave me ca të tjerë, por një përqasje të ndryshme e çdo qytetari ndaj politikës duke e konsideruar atë si një mjet për të ndryshuar jetën”, - tha ai. Një moment ku është ndalur kreu i PS-së ishin dhe premimet e pambajtuar të kryeministrit. Rama u shpreh se është koha që kryeministri të nisë të tregojë se çfarë ka bërë, pasi edhe nëse ka rritur disi pensionet në qytet apo fshat, rritja është aq minimale, shumë herë më e vogël se sa rritja e çmimeve.
Ky lajm është publikuar: 24/05/2008