E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca do të ratifikojë së shpejti protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

  Kryetari i Senatit të Francës i përgjigjet letrës së Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë.  

Kryetari i Senatit të Francës, Christian Poncelet siguron Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, përmes një letre të dërguar, se menjëherë sapo të nisë sesioni i ri, Senati francez do të ratifikojë Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Duke iu referuar letrës së përbashkët të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryetarit të Parlamentit të Kroacisë, zoti Ponclet thekson se Senati i Francës, vendi që ka presidencën e rradhës së BE-së, do ta shohë me përparësi këtë çështje dhe se ai personalisht do të angazhohet në përshpejtimin e ratifikimit.

Në letrën e tij dërguar zonjës Topalli, zoti Poncelet shkruan:

Kam mirëpritur letrën tuaj mbi ratifikimin nga Franca të Protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Me një interes të madh u njoha me përmbajtjen e kësaj letre. Mund tju siguroj që në këtë moment se, Senati i Francës me mbledhjen e tij në sesion, do të jetë veçanërisht i vëmendshëm ndaj kësaj dosjeje, duke bërë të mundur, në mënyrë të veçantë, që  Shqipëria dhe Kroacia të pranohen  në Samitin e  ardhshëm të Atlantikut  të Veriut, në prill të 2009-tës, në Strasburg dhe Kehl.

Nuk do të mungojë, gjithashtu, apeli im personal ndaj  Komisionit të Çështjeve të Jashtme dhe  atij të Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, për të qenë të vëmendshëm për rëndësinë e këtij ratifikimi.

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›