E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi çel punimet e Sesionit të VII Parlamentar

 

Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e hënë, më 8 Shtator 2008, ora 18:00, nën drejtimin e Kryetares Jozefina Topalli dhe procedoi me këtë rend dite:
1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 28.07.2008.
2. Miratimi i programit të punës të Kuvendit për periudhën 1 shtator - 31 tetor 2008.
3. Miratimi i kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit (1 - 22 shtator 2008).
4. Projektligj Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane, për programin e financimit të pjesëmarrjes së Shqipërisë  në programin transnacional ERDF, të bashkëpunimit territorial evropian «Hapësira e Evropës Juglindore», nën instrumentin e ndihmës së paraaderimit (IPA), komponenti i bashkëpunimit ndërkufitar, për vitin 2007.
5. Projektligj Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane, për programin e zhvillimit kufitar të Qarkut të Kukësit, Shqipëri, për vitin  2007, nën instrumentin e ndihmës së paraaderimit (IPA) komponenti II -bashkëpunimit ndërkufitar.
6. Projektligj Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë, për bashkëpunimin për zhvillim.
7. Projektligj Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë, të përfaqësuar nga Ministria Federale e Financave, për bashkëpunimin financiar.
8. Projektligj Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Qipros, për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave.
9. Projektligj Për miratimin e niveleve të tarifave doganore.
10. Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9461, datë 21.12.2005 Për nomeklaturën e mallrave dhe tarifën doganore, të ndryshuar".
11. Projektligj Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8934, datë 5.9.2002, Për mbrojtjen e mjedisit, të ndryshuar.
12. Projektligj Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8503, datë 30.6.1999 Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare.
13. Projektligj Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8503, datë 30.6.1999 Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare. (paraqitur nga deputetja Rajmonda Stefa).

Në çelje të seancës Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli përshëndeti deputetët me rastin e çeljes së Sesionit të ri Parlamentar
"Ishte ky parlament, me reformat e thella që miratoi, me frymën konsensuale që dëshmoi, me bashkëpunimin në emër të këtij procesi historik që vendosi, ai që luajti rol themelor në vendimin që morën 26 vende, anëtare të kësaj aleance, në Bukuresht. Por  këto 26 vende që votbesuan Shqipërinë dhe Reformat tona, presin nga ne që me reforma të tjera, të thella të miratojë anëtarësimin e plotë në Samitin e ardhshëm. E këtu, dëshmitë që kemi dhënë janë të mëdha.
Së bashku, me konsensus ndërmorëm reformën më  të madhe kushtetuese  të vendit, me të cilën ne ndamë Shqipërinë nga fenomeni famëkeq i Dushkut"- tha Kryetarja e Kuvendit.

Në emër të Grupit Parlamentar Socialist, kryetarja e grupit Valentina Leskaj tha se sesioni që u mbyll, shënoi dhe vendimarrje që cënuan demokracinë dhe rendin kushtetues.
" Procesi legjislativ është larg standarteve të BE dhe sfidave integruese që ka vendi "-tha ndër të tjera zonja Leskaj.
Në fjalën e tyre  përfaqësuesit e grupeve të tjerë parlamentare të opozitës theksuan më shumti, problemet sipas tyre,  në hartimin e reformës në Kodit Elektoral  dhe atë në sistemin e drejtësisë.

Kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat Astrit Patozi tha se gjatë sesionit të kaluar legjislativ janë shënuar arritje, pamvarësisht nëse pozita dhe opozita kanë qenë të bashkuar ose jo.
"Nga ky Parlament ne duhet ti japim shqiptarëve një kod elektoral modern dhe të punojmë seriozisht për reformën në drejtësi.Kjo është legjislatura e NATO-s, e lamtumirës së Dushkut , e liberalizimit të vizave dhe e gjithë reformave për integrim"- tha zoti Patozi.

Seanca vijoi me miratimin me shumicë votash të projektligjeve të parashikuara në rendin e ditës, ku dy projektligjet Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8503, datë 30.6.1999 Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare dhe projektligj Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8503, datë 30.6.1999 Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare. (paraqitur nga deputetja Rajmonda Stefa)u shtynë për rishqyrtim në ditët në vijim.

Seanca plenare i mbylli punimet në orën 20.00

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›