E Shtunë, 31 Tetor 2026

Annan kërkon ndëshkimin e përgjegjësve për masakrën në Houla

Presidenti sirian, Bashar al-Assad priti të dërguarin e posaçëm të OKB-së dhe Lidhjes Arabe, Kofi Annan, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Sana.

"Presidenti Assad priti emisarin e OKB-së dhe Lidhjes Arabe, Kofi Annan", njoftoi Sana.

Vizita e Annan zhvillohet pak ditë pas masakrës në Hula, në qendër të Sirisë, ku 108 persona mbetën të vdekur, ndërkohë ai u shpreh ''i tmerruar nga ngjarja'' dhe i bëri thirrje kujtdo që zotëronte armë, rrjedhimisht jo vetëm forcave qeveritare, që të bashkëpunonin për një zgjidhje paqësore të situatës tepër kritike në vend.

Annan po ashtu kërkoi që përgjegjësit për masakrën në Houla të mos mbeten pa u ndëshkuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›