E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia arrestoi 6 gjeneralë në pension

Policia turke ka arrestuar gjashtë gjeneralë të pensionuar, me dyshimin për pjesëmarrje në dëbimin nga pushteti të një ministri pro-islamist gjatë viteve të 90-ta.

Arrestimet e së martës ndërlidhen me dorëheqjen e vitit 1997 të kryeministrit, Nexhmedin Erbakan.

Gjashtë të arrestuarit dyshohet t’i kenë bërë trysni Erbakanit për të dhënë dorëheqje, për shkak të synimeve të tij që të rris rolin e fesë islame në shtetin që, sipas kushtetutës, është laik.

Në mesin e të arrestuarve është dhe Ilhan Kiliq, ish-sekretar i përgjithshëm i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Turqi.

Dhjetëra oficerë aktual dhe të pensionuar, përfshirë disa gjeneralë, janë arrestuar tashmë në kuadër të hetimeve që janë bërë për shkak të një mosmarrëveshje ndërmjet ushtrisë së fuqishme dhe qeverisë aktuale në Turqi.

Kryeministri i tashëm, Rejjep Taip Erdogan, ka nisur reformat për të zvogëluar fuqinë e ushtrisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›