E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zeqo shkarkon Duron, çeku Levi, trajneri i ri

Kishte ditë që lajmi ishte në ajër, por dje paradite ka marrë formën përfundimtare. Stanislav Levi bëhet trajneri i dytë i huaj në superligë pas Rubios

Presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo shkarkoi trajnerin Shpëtim Duro, pas rezultateve të dobëta në katër javët e para të edicionit 2011-2012, duke u bërë kështu tekniku i dytë i shkarkuar në këtë sezon, pas Përparim Daiut që u vetëlargua nga Tomori. Pavarësisht, se Duro kontribuoi në fitimin e titullit kampion sezonin e kaluar, trofeu i dytë në historinë e klubit korçara, drejtuesit vendosin të mos i besojnë më. Një nga faturat më të rënda në shkarkimin e Duros është dhe dështimi në finalen e Superkupës së Shqipërisë, të fituar nga Tirana (1-0), në një ndeshje të shoqëruar me incidente të shumta midis tifozëve në stadiumin “Skënderbeu”. Stanislav Levi (53 vjeç) u emërua trajneri i Skënderbut, duke u bërë kështu çeku i parë që drejton një skuadër në Shqipëri. Ish-mesfushori shkatërrues i kombëtares së Çekosllavakisë (1983-1988) ka një karrierë 16-vjeçare si trajner, nga viti 1995. Levi ka luajtur në Çeki me Bohemians të Pragës dhe në Gjermani me Blau-Vajs Berlin. Si trajner ka drejtuar disa skuadra. Në Çeki, Levi ka drejtuar Viktoria Plzen (2006-2008), skuadër që tani bën pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve (në një grup me Barcelonën dhe Milanin). Në Gjermani ka drejtuar Hanover 96 (2000-2001), e sigurisht edhe Altin Lalën. Debutimin në stolin korçar tekniku Levi do ta bëjë në javën e 5-të (15 tetor), kur Skënderbu do të presë në Korçë debutuesit e Kamzës (vendi i 13-të). Levi do të jetë trajneri i huaj në këtë edicion, së bashku edhe me spanjollin e Tiranës, Hulian Rubio dhe turkun e Bylisit, Naxhi Shensoj. Levi do të sfidojë Rubion në javën e 8-të (në Tiranë) dhe Shensojin në javën e 11-të (në Korçë). Pas katër javëve të para, Skënderbeu ka zhgënjyer plotësisht, edhe pse bëri një merkato cilësore, duke afruar edhe golashënuesin më të mirë të sezonit të kaluar, Daniel Xhafajn (ende asnjë gol) dhe zhvilloi një fazë përgatitore luksoze në Austri. Bardhekuqtë kanë grumbulluar vetëm 5 pikë nga 12 të mundshmet: 1 fitore me Shkumbinin (3-1), dy barazime me Tomorin (0-0, në Korçë) dhe Dinamon (0-0, në Tiaranë) dhe një humbje me Laçin (2-1), që influencoi edhe në shkarkimin e Shpëtim Duros. Skënderbeu renditet në vendin e 10-të, 4 pikë larg dy kryesuesve, Tiranës dhe Teutës (të dyja nga 9 pikë).

Euro 2012

Ndeshjet e fundit

Grupi A

Kazakistan – Austri 18:00

Gjermani – Belgjikë 19:00

Turqi – Azerbajxhan 19:00

Renditja

Skuadra N F B H P

1.Gjermani 9 9 0 0 27

2.Belgjikë 9 4 3 2 15

3.Turqi 9 4 2 3 14

4.Austri 9 3 2 4 11

5.Azerbajxhan 9 2 1 6 7

6.Kazakhstan 9 1 0 8 3

Grupi B

Irlanda – Armenia 19:45

Maqedoni – Sllovaki 19:45

Rusi – Andorra 19:45

Renditja

Skuadra N F B H P

1.Rusi 9 6 2 1 20

2.Irlandë 9 5 3 1 18

3.Armeni 9 5 2 2 17

4.Sllovaki 9 4 2 3 14

5.Maqedoni 9 2 1 6 7

6.Andorra 9 0 0 9 0

Grupi C

Itali – Irlandë e Veriut 20:45

Slloveni – Serbi 20:45

Renditja

Skuadra N F B H P

1.Itali 9 7 2 0 23

2.Estoni 10 5 1 4 16

3.Serbi 9 4 3 2 15

4.Slloveni 9 3 2 4 11

5.Irlandë V. 9 2 3 4 9

6. Ishujt Faroe 10 1 1 8 4

Grupi E

Hungari – Finlandë 20:00

Moldavi – San Marino 20:00

Suedi – Holandë 20:15

Renditja

Skuadra N F B H P

1.Holandë 9 9 0 0 27

2.Suedi 9 7 0 2 21

3.Hungari 9 6 0 3 18

4.Finlandë 9 3 0 6 9

5.Moldavi 9 2 0 7 6

6. San Marino 9 0 0 9 0

Grupi F

Kroaci – Letoni 19:00

Gjeorgji – Greqi 19:00

Maltë – Izrael 19:00

Renditja

Skuadra N F B H P

1.Greqi 9 6 3 0 21

2.Kroaci 9 6 1 2 19

3.Izrael 9 4 1 4 13

4.Letoni 9 3 2 4 11

5.Gjeorgji 9 2 4 3 10

6.Maltë 9 0 1 8 1

Grupi G

Bullgari – Uells 20:05

Zvicër – Mali i Zi 20:15

Renditja

Skuadra N F B H P

1.Angli 8 5 3 0 18

2.Mali i Zi 7 3 3 1 12

3.Zvicër 7 2 2 3 8

4.Uells 7 2 0 5 6

5.Bullgari 7 1 2 4 5

Grupi H

Danimarkë – Portugali 20:15

Norvegji – Qipro 20:15

Renditja

Skuadra N F B H P

1.Portugali 7 5 1 1 16

2.Danimarkë 7 5 1 1 16

3.Norvegji 7 4 1 2 13

4.Islandë 8 1 1 6 4

5.Qipro 7 0 2 5 2

Grupi I

Lituani – Çeki 20:45

Spanjë – Skoci 20:45

Renditja

Skuadra N F B H P

1.Spanjë 7 7 0 0 21

2.Skoci 7 3 2 2 11

3.Çeki 7 3 1 3 10

4.Lituani 7 1 2 4 5

5.Lihtenshtejn 8 1 1 6 4

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›