E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana: Tani nis rinovimi

Mbrojtësi kuqezi, Lorik Cana është përpjekur për të nxjerrë anën e mirë në barazimin e djeshëm kundër Rumanisë, si dhe shmang debatin me presidentin Duka.

“Lojë e mirë. Pjesa e parë ishte pozitive, pavarësisht se pjesa e dytë nuk ishte e mirë. Kishim përballë një kundërshtar cilësor, me gjithë përpjekjet për të bërë më të mirën. Kjo e sotmja ishte një ndeshje, e cila na la të kuptojmë se çfarë duhet të ndreqim, por duke qenë se na presin edhe 4-5 miqësore dhe me një rifreskim të ekipit në të ardhmen, gjërat do të ndryshojnë pozitivisht. Humbje për shkak të kartonave? Nuk mund te gjykoj raste specifike, por çdo lojtar në tërë skuadrën përpiqet për të bërë më të mirën.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›