Franca endrra e Blank

Loren Blank ka deklaruar se do të dëshironte që të kishte në dispozicion në përfaqësuesen franceze për fazën finale të Euro 2012, një futbollist me cilësi të ngjashme si ato të Ksavit apo Ksabi Alonsos.
Pas dështimit të “gjelave” në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut, tekniku 46-vjeçar nisi procesin e rindërtimit të skuadrës. Megjithatë, ai nënvijëzon se aktualisht bluve i mungon një mesfushor me talent të jashtëzakonshëm, e thënë ndryshe llojin e lojtarit të cilin Spanja e ka me bollëk.
“Do të kasha dashur që të kasha në dispozicion një lojtar që do të kishte rolin e trurit në mesfushë, me karakteristika si ato të Ksavit apo Ksabi Alonsos, apo edhe një futbollist që e analizon lojën në të qindën e sekondit dhe vendos se çfarë manovrash do të bëjë ekipi në fushë”, ka deklaruar Blank.
Me pas, drejtuesi I stolit të transalpinëve nënvijëzoi se fillimisht ky lloj lojtari duhet të afirmohet në nivel klubesh dhe më pas në ekipin Kombëtar, për të arritur nivele të larta. Por, duke qenë se Franca ka një përfaqësuese ende në ndërtim, kjo bën që logjikisht emrat si Kabaje, M’Vila apo Martin të mos kenë ende shumë peshë në nivelin ndërkombëtar.
Franca e nis menjëherë në mënyrë shumë të vështirë aventurën në Euro 2012, pasi në ndeshjen e parë “gjelat” do të luajnë të hënën, më datë 11 kundër Anglisë në “Donbas Arena”. Kundërshtarë të tjerë të tyre në grupin D janë edhe Suedia e Ukraina.