Argjentina pergatitet per Brazilin

Argjentina është stërvitur të martën në Buenos Aires, përpara nisjes drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku të shtunën do të zhvillojnë një miqësore me rivalët e përjetshëm të Brazilit në Nju Xhërsi.
Treshja e frikshme sulmuese e përbërë nga Lionel Mesi, Serxho Aguero dhe Gonzalo Higuain e udhëhoqën “selesionin” drejt fitores në sfidën kualifikuese të fundjavës që kaloi përballë Ekuadorit.
Megjithatë, trajneri Alehandro Sabela ka bërë të ditur se për ndeshjen kundër “seleçaos”, mund të vendosë të lëjë jashtë formacionit titullar Higuain, për të përforëcuar mesfushën.
Për këtë arsye, ai grumbulloi në skuadër mesfushorin e Velez Sarsfilld, Augusto Fernandez, i cili u shpreh mjaft i lumtur që i jepet shansi të luajë sërish kundër Brazilit. “Është një rastësi e bukur, pasi edhe më parë kam luajtur kundër brazilianëve. Nuk mund të kërkoj asgjë më shumë, duke parë cilësinë e lojtarëve që do të zbresin në fushë dhe rivalitetit që ka kjo sfidë”, tha Fernandez.
Fitorja 4-0 përballë Ekuadorit ka bërë që Argjentina të marrë kryesimin e grupit kualifikues të Botërorit 2014 në Amerikën Jugore. Ndërkohë, Brazili vjen pas humbjes 2-0 me Meksikën, me teknikun Menezes që po eksperimenton skuadrën në kuadër të Lojërave Olimpike, “Londër 2012”.