Spanja favorite ndaj Frances
Spanja dhe Franca kanë qenë gjithnjë rivale të mëdha dhe të tilla do të jenë edhe në çerekfinalen e Euro 2012-ës. Pavarësisht nga statusi tepër i madh që kanë iberikët prej 4 vjetësh dhe nga parashikimet se do të jenë pikërisht të besuarit e Del Boskes që do të kualifikohen në Donjeck.
Dhe është pikërisht trajneri i Spanjës që tund fort këmbanën e alarmit në mënyrë që të jetë i sigurt se të vetët ta marrin plotësisht mesazhin.
“Po përgatitemi siç duhet për këtë ndeshje dhe nuk jam as i nervozuar dhe as i shpërqëndruar. i di përgjegjësitë e mia. Në radhë të parë dua që lojtarët të mos bëjnë asnjë nënvleftësim. Para 6 vjetësh u eleminuam nga një Francë që dukej në rënie. Nëse nuk krijojmë superioritet, nuk mund të fitojmë. Nuk besoj se Franca do të luajë si Kroacia, pasi ka më shumë cilësi dhe e qarkullon më mirë topin. Sido që të vijë puna, duhet të kuptojmë se po flasim për futboll dhe mundet edhe të humbasim. Është shumë keq nëse nuk dimë të pranojmë një humbje”.
Trajneri i Francës, Blank, është në rolin e atij që nuk ka asgjë për të humbur. Pas katastrofës në botëror 2 vjet më parë, francezët e kanë marrë veten dhe puna e tij duket, ndërsa presioni për “gjelat” nuk ekziston. Blank e tregon këtë.
“E dimë se çfarë na pret dhe sesi do të luajë Spanja. Nuk do të na zënë në befasi. E them pa komplekse se është kënaqësi të shikosh Spanjën kur luan. Nëse të pëlqen futbolli, duhet të të pëlqejë Spanja. Habitem nga kritikat që i bëhen Del Boskes, më duken të padrejta dhe më lejoni që të mos e kritikoj. Sa për Francën, u tensionuam pas humbjes me Suedinë dhe na u desh të qetësonim gjendjen, por kemi përvojë nga ajo që ndodhi në Afrikën e Jugut. Shpresoj që kjo të jetë ndeshja e Benzemasë”.
Nuk dihet nëse sulmuesi i Realit do t’ia plotësojë dëshirën trajnerit të tij dhe po ashtu të lumturojë tifozët, por besohet se edhe Del Boske shpreson që të jetë dita e Torresit. Edhe pse ai nuk e ka ndarë mendjen nëse do të luajë me numër 9 në fushë apo pa sulmues tipik.