E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, arrestohet një person te Dheu i Bardhë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, i cili thuhet se ka dëmtuar një automjet i cili po qarkullonte afër pikës së kufirit të Dheut të Bardhë. Në një deklaratë të policisë thuhet se lidhur me protestën që është duke u mbajtur sot në rrugën që të çon në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhe është arrestuar një person i cili ka kryer veprën penale "Dëmtim i pronës se luajtshme”.

Personi i arrestuar është shtetasi me inicialet G. K. 22 vjeç, dhe është shoqëruar në stacionin policor në Kamenice, ku i caktuar masa e arrestit për 48 orë.

Policia tha se gjatë kontrollimit të personit të dyshuar i janë gjetur me vete një palë pranga dhe një shufër metalike, të cilat janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.

Në afërsi të pikë-kalimit kufitar Dheu i Bardhë po zhvillohen protesta e thirrur nga lëvizja Vetëvendosje, që synon bllokimin e hyrjes së mallrave serbe në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›