E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa: Ta largojmë këtë keqqeverisje

"Ju siguroj se Kosova ardhmërinë dhe fatin më të lumtur e ka me LDK-në, sepse kjo parti, ashtu edhe siç e ka quajtur edhe Presidenti Historik dr. Ibrahim Rugova, është parti e lirisë, pavarësisë dhe e demokracisë". Kështu  ka deklaruar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili bashkë me drejtues të tjerë të partisë mori pjesë në kremtimin e 22-vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në Klinë.

Ai ka thënë se vizioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka të bëjë me rrugën, të cilën e ka krijuar Rugova, e që është rrugë e lirisë, pavarësisë, rrugë e lirisë së brendshme dhe e ndërtimit të Kosovës.

“T`u hapim dyert të rinjve që ta ndërtojmë këtë shtet, shtet që do t`u ofrojë perspektivë të rinjve dhe fëmijëve tanë, shtet në të cilin do të funksionojë ligji dhe ku të gjithë do të jemi të barabartë para ligjit, që ta tejkalojmë këtë keqqeverisje që sot po manifestohet në Kosovë. Dhe, një shtet që do t`ua hapë dyert të rinjve dhe qytetarëve tanë drejt Evropës”, pohoi kryetari i LDK-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›