Franca jep 450 mije euro per ujesjellesit
Nenshkruhet marreveshja, "Per pergatitjen e standardeve teknike te projektimit dhe zbatimit per sektorin e Ujesjelles-Kanalizimeve ne Shqiperi", midis Ministrise Franceze te Ekonomise dhe asaj te Finances dhe ministrise se Puneve Publike dhe Transportit te Shqiperise. Ne baze te kesaj marreveshje Shqiperise i akordohet nje fond grant prej 450 mije Euro, te destinuara per te financuar nje studim mbi aktualizimin e Standardeve Teknike te Projektimit dhe Zbatimit si dhe te normave teknike per projektet ne sektorin e Ujesjelles-Kanalizimeve. Ky projekt perfshin te gjitha elementet e nje skeme te furnizimit me uje si: burimet, trajtimin,shperndarjen e ujit te pijshem, mbledhjen dhe trajtimin e ujerave te ndotura, impiante te vogla e te medha te trajtimit te ujit te ndotur te kanalizimeve, duke perfshire pajisjet, materialet, menyrat e realizimit te punimeve dhe monitorimin. Marreveshja u nenshkrua ne prani te ministrit te Puneve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, ambasadores Franceze, Maryse Daviet, si dhe perfaqesuesve perkates te ministrise se Puneve Publike dhe Transportit te Shqiperise dhe ministrise se Ekonomise dhe asaj te Finances se Frances.
Ministri Olldashi theksoi rendesine e kesaj marreveshje, ndersa ambasadorja franceze Maryse Daviet u shpreh se, kjo eshte nje marreveshje shume e rendesishme e cila perfshin te gjitha disiplinat ne sektorin e ujit.