OSBE: Partite te merren me 8 majin Rozeta Rapushi

Ne kulmin e debateve politike dhe hetimet per demonstraten e dhunshme te 21 janarit, Prezenca e OSBE-se, i kujtoi Shqiperise se ka zgjedhje te tjera ne prag per t'u realizuar me 8 maj, data e te cilave eshte dekretuar nga Presidenti dhe nuk ndryshon. Ambasadori i OSBE-se ne vendin tone, Eugen Uollfarth, nxiti dje forcat politike qe te zbatojne Kodin Zgjedhor dhe nenet e tij, meqenese permiresim nuk po bejne. "Shqiptaret dhe partneret nderkombetare te vendit, presin qe zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore te zhvillohen me 8 maj, ashtu sic jane dekretuar nga Presidenti i Republikes. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte ne fazen e pergatitjes se ketyre zgjedhjeve. Puna e tij do te behej me e lehte, nese te gjitha partite politike veprojne menjehere dhe respektojne ligjin, duke dorezuar emrat e te gjithe komisionereve zgjedhore brenda afatit",-tha Uollfarth. Ne kete kuader, ai inkurajoi te gjitha forcat politike qe te mos vonojne ne zbatim te neneve te Kodit Zgjedhor, per sa i perket kesaj ceshtjeje. "Presim qe te gjitha afatet e tjera ligjore te respektohen plotesisht, ashtu sikurse presim qe te gjithe anetaret e KQZ-se te marrin pjese ne te gjitha mbledhjet", shtoi ai. "Nxis te gjitha partite politike, ta zbatojne plotesisht Kodin Zgjedhor, duke i paraqitur Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, propozimet e tyre per anetare te komisioneve zgjedhore", shprehet Uollfarth, duke theksuar faktin se sipas informacioneve qe ka Prezenca e OSBE-se, asnje parti politike nuk ka dorezuar deri me tani ne KQZ listen e plote te kandidateve. Cka rezulton e vertete pasi ne Komisionin me te Larte Zgjedhor nuk ka mberritur asnje emer nga forcat politike per anetare te ketyre komisioneve, ndonese ne baze te ligjit, emrat duhet te depozitoheshin qe ne fund te muajit janar, me sakte me 24 janar. Sipas Kodit Zgjedhor, afati i fundit per paraqitjen e emrave te komisionereve te komisioneve te nivelit te dyte ishte 24 janari. Afati qe KQZ-ja te konstituoje te gjitha komisionet eshte 7 shkurti. Me konkretisht ne nenin 28 te Kodit Zgjedhor percaktohet se vendimi per ngritjen e Komisioneve Zonale te Administrimit Zgjedhor merret nga KQZ, jo me vone se 90 dite para dates se zgjedhjeve. Po ne baze te ketij neni, partite politike propozojne kandidaturat perkatese per anetar te KZAZ-se jo me vone se 15 dite para afatit te parashikuar ne piken 1 te ketij neni. Ne keto kushte, apeli i Uollfarth vjen per te mos u shkelur afatet nga forcat politike pavaresisht debateve apo problemeve qe kane. Nderkohe qe prej kohesh, OSBE ka bere thirrje te vazhdueshme edhe per realizimin e reformes zgjedhore, sipas rekomandimeve te bera pas zgjedhjeve te 28 Qershorit te OSBE/ODIHR.