E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfirmohet Kapelo, nuk do të shkarkohet

Anglia

Nuk iku për Interin, përse do të ikë tani? Anglia ka marrë dy barazime në dy ndeshje dhe kritikat derdhen lumë mbi Fabio Kapelon, sepse pas eliminatoreve me lojë bindëse, tani te ndeshjet e vërteta Anglia e tij ka dhënë shumë pak, praktikisht asgjë, aq sa do të jetë e detyruar të fitojë ndaj Sllovenisë në ndeshjen e tretë të grupit për të evituar një largim të parakohshëm nga botërori. Prandaj ai nuk do të shkarkohet. Kapelo do të qëndrojë në drejtimin e “Tre Luanëve” edhe pas botërorit, falimenton ose jo, dhe do të respektojë kontratën, që skadon në 2012. Shtypi anglez kishte hedhur dje idenë e një shkarkimi të Kapelos, por besimi te tekniku është konfirmuar fort nga vetë federata angleze. “Kapelo ka një kontratë deri në 2012, thonë Bevington, dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Pozicioni ynë është shumë i qartë: kemi diskutuar 3-4 javë më parë, dhe nuk ka të reja të tjera. Mendojmë vetëm për ndeshjen e të mërkurës”. Në mbështetje të kritikave vijnë dhe disa zëra të zhurmshëm nga dhomat e zhveshjes, të cilët kanë evidentuar një atmosferë të keqe të grupit. Vetë trajneri saktëson se “skuadra ka frikë. Problemi i Runit dhe lojtarëve të tjerë është psikologjik. Në stërvitje jemi perfektë. Kemi kohën e mjaftueshme për të përgatitur për ndeshjen tjetër, ku nuk na lejohet të gabojmë aspak. Problemi nuk është fitimi i topave, por pasimet e shpejta. Duhet të bëjmë presing, duhet agresivitet”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›