E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Ministri Imami takon takon homologun e tij francez, Moren

Franca do mbështesë plotësisht Shqipërinë në të gjithë proceset e saj integruese në Bashkimin Evropian. Këtë garanci ka marrë ministri i Mbrojtjes, Arben Imami nga homologu i tij francez, Herve Moren, gjatë një takimi të zhvilluar në Paris.
Ministri i Imami tha se mbështetja franceze është e plotë dhe lidhet ngushtë edhe me bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve.
Imami vlerësoi takimin me ministrin Morin si një takim të shkëlqyer dhe ka falënderuar për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë qeveria franceze Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe ato që po i jep aktualisht për integrimet në BE.
“Gjeta një mbështetje të plotë pa asnjë lloj hezitimi nga ministri francez për të mbështetur forcat tona të armatosura, theksoi Imami. Sigurisht që kjo është shprehje, sikurse edhe m’u theksua, e vlerësimit që kanë për qeverinë shqiptare, për përpjekjet serioze që po bën qeveria shqiptare për ta transformuar vendin, politikisht, ekonomikisht, në fushën ushtarake etj, sikurse edhe vlerësim edhe i rolit shumë të rëndësishëm që luan Shqipëria në të gjithë rajonin. Franca ka qenë një fuqi europiane që ka lozur një rol të veçantë për ndërhyrjen e NATO–s në Kosovë, por ka dhënë edhe një mbështetje pa rezerva e në mënyrë aktive për integrimin euroatlantik të Shqipërisë. Ajo që më siguroi në mënyrë të përsëritur ministri Moren është mbështetja e plotë, pa dyshime, pa ekuivoke për qeverinë shqiptare në të gjitha proceset integruese, sikurse e përmenda për shkak të seriozitetit të përfshirjes, së punës, së përpjekjes, se këmbënguljes së qeverisë shqiptare për transformimin e vendit, siç e thashë ekonomik, politik, ushtarak”, u shpreh ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.
Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Francës, si dy vende anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, po shtrihet tashmë në çështjen e sigurisë, veçanërisht në përmirësimin e teknologjisë.
Dy ministrat diskutuan edhe mbi çështjen e misioneve të paqes, brenda konceptit të sigurisë kolektive, ku Shqipëria pritet të dërgojë edhe 45 trupa të tjerë në kuadër të misionit ISAF. Në këtë kuadër, ministri Imami tha se Shqipëria ka kapacitete të plota për t’ju përgjigjur kërkesave të NATO-s.
“Shqipëria ka kërkuar të hyjë në NATO duke i pasur këto kapacitete dhe duke premtuar se i ka këto kapacitete. Sigurisht që i ka dhe normalisht në këtë 10- vjeçar këto kapacitete normalisht që duhen rritur sepse dislokimi do të shkojë në 10 për qind të forcës tokësore. Ne jemi të detyruar të ecim në këtë rrugë. Po përpiqemi të trajnojmë njerëzit që t’i vendosim në kushtet më të mira. Sigurisht kemi vështirësitë tona. Janë vitet e para që do të përpiqemi të dalim në nivele të tjera operacionale. Por besoj se do të kemi interes”, tha Imami.
Deri në fund të vitit në Afganistan, vendi ynë do ketë mbi 350 ushtarake.
Ministri i Mbrojtjes Imami, gjatë vizitës në Francë, vizitoi edhe panairin më të madh në botë për mjetet ushtarake.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›