Elbasan, zjarri shkrumbon banesën, nuk ka të lënduar
ELBASAN - Digjet plotësisht një banesë në lagjen “ Vreshtas”, në fshatin Hajdaran të rrethit të Elbasanit.
Banesa një katëshe është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, ndërsa grupi hetimor dyshon se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Mësohet se në banesë jetonin vetëm dy persona, nëna dhe djali i saj i mitur me aftësi të kufizuara, të cilët në momentin e zjarrit kanë dalë jashtë ndërtesës me ndihmën e fqinjëve të tyre.
Zjarrfikësja e ndodhur në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, por nuk ka mundur të shpëtojë asnjë orendi brenda në banesë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)