Izrael, Berisha fton sipërmarrësit të investojnë në Shqipëri
TEL AVIV - Kryeministri Sali Berisha, në ditën e tretë të vizitës në Izrael, mori pjesë në punimet e Forumit Ekonomik shqiptaro-izraelit, organizuar në Tel Aviv, nga Federata Izraelite e Dhomave të Tregtisë dhe Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, ku merrnin pjesë 22 kompani izraelite dhe 35 kompani shqiptare.
Sipas zyrës së shtypit të kryeministrisë, Berisha në fjalën e tij bëri një paraqitje të treguesve të zhvillimit ekonomik të vendit, fushave prioritare të zhvillimit dhe potencialeve të mëdha që ofron për investitorët.
Ai ftoi sipërmarrësit izraelitë të investojnë në Shqipëri, duke përfituar nga barra fiskale më e ulët në Europë, klima shumë e favorshme e biznesit, një treg i ri, i arsimuar dhe dinamik pune dhe politikat mbështetëse ekonomike e fiskale të qeverisë shqiptare.
Kryeministri nënvizoi se Shqipëria është vendi i vetëm që mund të bëhet tërësisht një prodhues dhe eksportues i energjisë së rinovueshme në rajon. "Tani jemi 98 % prodhues i energjisë së rinovueshme, por nuk kemi shfrytëzuar besoj më shumë se 15 % të të gjitha potencialeve tona të jashtëzakonshme të energjisë së rinovueshme, qoftë në ujë, erë, energji diellore, gjeotermike, të biomasës. Qeveria ime është përqëndruar për ta bërë Shqipërinë një vend të zhvilluar në një mënyrë të gjelbër", tha Berisha.
Kryeministri nënvizoi se Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik dhe se projekti ynë janë resortet turistike dhe zonat rezidenciale, pasi duam ta kthejmë kombin nga deti.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha: Shqipëria dhe Izraeli, marrëdhënie politike të shkëlqyera