Franca në "recesion", shënon rënie të madhe të treguesve ekonomikë
Franca ka hyrë në një periudhë
"recesioni" ose përkeqësim të
treguesve të saj ekonomikë. Në
tremujorët e tretë dhe të katërt të
këtij viti, priten shifra të pakënaqshme.
Më shqetësuesja
ndër to, sipas agjencisë kombëtare
të statistikave, është
0.9% i uljes së rritjes ekonomike,
që është një shifër shumë shqetësuese.
Kjo dhe tregues të tjerë të
një raporti të agjencisë së statistikave
kanë ngjallur debat në
lidhje me përcaktimin e fjalës "recesion",
me të cilën zakonisht
ekonomistët përcaktojnë një ulje
të rritjes ekonomike, ose më
konkretisht ulje të këtyre ritmeve
përgjatë dy tremujorëve rresht.
Reagimet kanë qenë të ndryshme.
Ka pasur nga ata zyrtarë që nuk
mund të pranojnë për Francën një
fakt të tillë, e të tjerë që kanë këmbëngulur
që situata është madje
edhe më shqetësuese. Ministrja
franceze e Financave, Christine
Lagarde, e cila deri tani e ka
madhe të ritmeve ekonomike të
vendit, deklaroi se fakti është që
Franca ndodhet në prag të situatës
problematike, por ende jo
nën pushtetin e saj. Sipas ministres,
shkaktarët e krizës ishin çmimet
e larta të karburanteve, forcimi
i euros në fillim të vitit dhe
përkeqësimi i situatës financiare
globale. Ajo tha se kjo situatë
rënieje është e përkohshme dhe
se pak a shumë në të njëjtat ujëra
janë edhe vendet e tjera evropiane.
Parashikime jo të mira janë
bërë vazhdimisht së fundi edhe
në lidhje me një gjendje jo të mirë
të ekonomisë gjermane, Spanjës
dhe Britanisë së Madhe. Sipas
këtyre parashikimeve, pritet që
ato të përballen me shifra të ulëta
të treguesve ekonomikë brenda
një periudhe shumë të shkurtër.
Deri tani, dy vendet anëtare të
Bashkimit Evropian, që e kanë
pranuar situatën e tyre kritike,
janë Danimarka dhe Irlanda.
Irlanda e ka problemin me rënien
e çmimit të pasurive të patundshme
dhe uljen drastike të investimeve,
ndërsa në Danimarkë
problemi kanë qenë çmimet e larta
të karburanteve. Kthesa negative
e shumë ekonomive evropiane
po shndërrohet gjithnjë e më
tepër në një presion ndaj financave
të vetë organizatës së Bashkimit
Evropian.
"recesioni" ose përkeqësim të
treguesve të saj ekonomikë. Në
tremujorët e tretë dhe të katërt të
këtij viti, priten shifra të pakënaqshme.
Më shqetësuesja
ndër to, sipas agjencisë kombëtare
të statistikave, është
0.9% i uljes së rritjes ekonomike,
që është një shifër shumë shqetësuese.
Kjo dhe tregues të tjerë të
një raporti të agjencisë së statistikave
kanë ngjallur debat në
lidhje me përcaktimin e fjalës "recesion",
me të cilën zakonisht
ekonomistët përcaktojnë një ulje
të rritjes ekonomike, ose më
konkretisht ulje të këtyre ritmeve
përgjatë dy tremujorëve rresht.
Reagimet kanë qenë të ndryshme.
Ka pasur nga ata zyrtarë që nuk
mund të pranojnë për Francën një
fakt të tillë, e të tjerë që kanë këmbëngulur
që situata është madje
edhe më shqetësuese. Ministrja
franceze e Financave, Christine
Lagarde, e cila deri tani e ka
madhe të ritmeve ekonomike të
vendit, deklaroi se fakti është që
Franca ndodhet në prag të situatës
problematike, por ende jo
nën pushtetin e saj. Sipas ministres,
shkaktarët e krizës ishin çmimet
e larta të karburanteve, forcimi
i euros në fillim të vitit dhe
përkeqësimi i situatës financiare
globale. Ajo tha se kjo situatë
rënieje është e përkohshme dhe
se pak a shumë në të njëjtat ujëra
janë edhe vendet e tjera evropiane.
Parashikime jo të mira janë
bërë vazhdimisht së fundi edhe
në lidhje me një gjendje jo të mirë
të ekonomisë gjermane, Spanjës
dhe Britanisë së Madhe. Sipas
këtyre parashikimeve, pritet që
ato të përballen me shifra të ulëta
të treguesve ekonomikë brenda
një periudhe shumë të shkurtër.
Deri tani, dy vendet anëtare të
Bashkimit Evropian, që e kanë
pranuar situatën e tyre kritike,
janë Danimarka dhe Irlanda.
Irlanda e ka problemin me rënien
e çmimit të pasurive të patundshme
dhe uljen drastike të investimeve,
ndërsa në Danimarkë
problemi kanë qenë çmimet e larta
të karburanteve. Kthesa negative
e shumë ekonomive evropiane
po shndërrohet gjithnjë e më
tepër në një presion ndaj financave
të vetë organizatës së Bashkimit
Evropian.