Krasniqi, një gladiator në ring, media dhe shoqëri
Ka kohë që në Gjermani, boksieri me
prejardhje kosovare, Luan Krasni
qi, është "transformuar" në një
ikonë mediale dhe shoqërore. Personaliteti
i tij shumëdimensional, i shumë ekspozuar
në mediat gjermane, ka nxjerrë në
plan të parë dy faqet e tij.
Të dyja, po aq të fuqishme dhe dominuese:
njëra, ajo e mirënjohura e boksierit
profesionist me karrierë të lakmueshme
të pretendentit për majat më të larta të
Olimpit dhe tjetra, imazhi intelektual i tij,
ajo e formësimit të gjithanshëm e një personaliteti
me ndikim, e një intelektuali
gjerman.
Nuk e kemi këtu fjalën se me Luan Krasniqin
mburren kosovarët dhe shqiptarët
përgjithësisht, diaspora etj., ngaqë kjo
është e vetëkuptueshme; ai, me apo pa
qëllim, është personaliteti i cili ka përmirësuar
e rimëkëmbur imazhin e emigracionit
shqiptar gjithandej në Evropë dhe
veçanërisht në botën gjermanofolëse!
Këtë herë, kur flasim për të, kryefjalë
kemi shpalosjen e asaj se çfarë sheh e
"gjen" tek ai shoqëria gjermane sot, "Zeitgeist"-
i kontemporan gjerman. Çfarë percepton
te Luan Krasniqi shoqëria dhe
mediat gjermane, në një kohë që atdheu
i tij i njeh vetëm njërin dimension, atë të
boksit në Gjermani, atdheun e tij të dytë
ai shpalos plot krenari pajën e begatshme
intelektuale, e cila për ne ende mbetet e
padukshme. E panjohur. E pakapshme.
Asgjë e re, do të komentonin cinikët. Të
paktën jo për historinë e as për aktualitetin,
e aq më pak botëkuptimin shqiptar.
Sa e sa djem shqiptarë, vasha, burra e gra,
vazhdojnë të fisnikërojnë kulturat,
sportet, filarmonitë, trupat e baletit e arkitekturën,
si dhe të ndërtojnë infrastrukturën,
jo vetëm materiale, por edhe të
mendësisë, të shteteve që kishin fatin,
nderin apo rastin, që të "shpalosin
zemërgjerësinë e tyre mikpritëse" e të jenë
sponsorë të qenies e "mendësisë sonë"?
Por kështu pa dashje erdhëm edhe deri
te vetë kuptimi i fjalës "intelektual", mbiemër
i ri për Luan Krasniqin, te gjermanët!
Po te shqiptarët, do t‘i "njihet" ky mbiemër?
Sot, s‘dëshiroja të thellohesha e të
sqaroja dallimet që ekzistojnë te shqiptarët
dhe pjesa tjetër e botës, kur marrim
nëpër gojë fjalën intelektual. Por
edhe nuk mundem ta tejkaloj. Te ne, intelektual
është pothuajse çdo njeri me
fakultet, me një fjalë çdo akademik është
intelektual.
Në fillimin e viteve ‘90, nuk ekzistonte
fshat në Kosovë, që mos të kishte Shoqatën
e Intelektualëve të Pavarur.
Rast unikal në botë! Rast unikal, për
nga shumësia e intelektualëve në çdo
skutë të vendit me vetëm dy milionë banorë
dhe rast po aq unikal në botë, ku vetë
akademikët, me demek intelektualët,
keqkuptojnë dhe keqinterpretojnë misionin
dhe "thirrjen" intelektual. Se me çfarë
përmase keqkuptimi e botëkuptimi kemi
të bëjmë, e ilustron fakti,se, në bazë të
rregullave statkuore dhe të mendësisë së
ish-shoqatës në fjalë, të cilën e udhëhiqte
një kryeakademik ambicioz, as zëvendës
kancelari gjerman dhe ish-ministri i
Punëve të Jashtme të Gjermanisë, z. Joshka
Fischer, nuk do t‘i kishte plotësuar kriteret
për pranim në Shoqatën e Intelektualëve,
çoftë edhe vetëm si anëtar i, ta
zëmë, nëndegës së Ferizajt!
Pse? Thjesht ngase z. Fischer, kjo figurë
emblematike intelektuale e politikës gjermane
dhe evropiane, të vetmen shkollë
që ka përfunduar është ajo fillore. Ka
mbaruar edhe për taksist! Kaq i diplomuar
ishte vërtet i "shkreti" Fischer!
Pra, shkurt, pa dashur të kualifikojmë
botëkuptimin dhe kriteret "tona" për "intelektual",
mbetet e qartë se paskemi kritere
të tjera nga gjermanët! Sqarimi u dha
vetëm sa për rezervën e natyrshme, e cila
mund t‘i "ngjajë" lexuesit shqiptar, kur i
rastis, që, si këtu në shkrimin tim, të lexojë
për një ish-taksist, i cili u bë zëvendës kancelari
i Gjermanisë dhe intelektual emblematik
evropian, apo, në rastin tonë, një
boksier dhe njëkohësisht intelektual me
ndikim në shoqërinë gjermane.
Edhe dy fjalë në këtë kontest për Luanin,
konkurrentët, intelektualin dhe titujt
akademikë: Vëllezërit Kliqko në Gjermani,
të dy Kampionë Bote në Boks, të dy të promovuar
në Ukrainë dhe mbajnë titujt
I nderuar, duke pasur parasysh
interesimin e madh të opinionit
tonë për figurën e personalitetin
tuaj, na lejoni që kësaj radhe të
zhvillojmë me ju një bisedë më të
gjerë, ta themi shumëdimensionale,
por më shumë për Luanin e më
pak për boksin.
L. Krasniqi: Ju faleminderit...(Qesh,
plot disponim)
Kemi dëshirë të dimë çfarë
mbresash u kanë mbetur në
kujtesë nga fëmijëria në Kosovë,
çfarë e ka vrarë shpirtërisht Luanin
në fëmijëri? Ndonjë kujtim
atje në Junik, te kulla e gjyshit?
L. Krasniqi: Fillimisht jam mirënjohës
për interesin e treguar për anët e tjera të
medaljes (qesh), por edhe për faktin se me
këtë pyetje më kthyet shumë vite prapa,
në fëmijërinë time, në Kosovë, të cilën e
kam parasysh gjithmonë dhe më ndodh
shpesh që t‘i kthehem e ta kujtoj si një
kujtim të bukur.
Në të vërtetë, kam pasur jetë të begatshme
në familje dhe me shokët e fshatit.
Por kam pasur, ndërkaq, edhe një fëmijëri
të cilën e ka varfëruar shpirtërisht dhe e
ka zbehur shumë, vërtet shumë, qenësisht
mungesa e Bacës! Kështu e thërras
babanë tim, Bacë. Pra, për mua, dhe në
mua, ka mbetur e balsamosur se babanë
tim kurbeti e rrëmbeu herët. Më ka munguar
shumë në fëmijërinë time.
Cilat ishin ngritjet dhe rëniet, që
e kalitën Luanin, mendoj gjërat që
lanë gjurmë në personalitetin
tuaj?
L. Krasniqi: Jeta qenka interesante,
veçanërisht me të gjitha ato ngritjet dhe
rëniet. Por nga të dyja, edhe nga ngritjet
edhe rëniet, sikur vetvetiu rridhte apo
shembej (si edhe vetë jeta), një shkollë e
veçantë, me shumë bagazhe e rëndësi
jetësore. Nga secila kam nxjerrë ndonjë
mësim. Kam qenë, apo të paktën jam përpjekur
që të jem nxënës i zellshëm në këtë
shkollën e quajtur jetë. Por t‘i lëmë detajet,
si sukses dhe udhëkryq të veçantë e
konsideroj vendosmërinë time për kyçjen
në sportin e boksit, këtu në Gjermani. Mos
ta harrojmë faktin se unë erdha shumë i ri
në Gjermani dhe ishte një ballafaqim
shumëdimensional. Familjar, shoqëror,
kulturor, gjuhësor e mentaliteti.
Por, sidoqoftë, si rezultat i vendosmërisë
dhe vullnetit, disiplinës, talentit
e përkushtimit, erdhën edhe sukseset
stimuluese e motivuese, deri te pjesëmarrja
në Olimpiadën në Atlanta dhe medalja
e fituar atje (një krenari e veçantë) sukseset
e titujt e shumtë të fituar në boksin
amator, pastaj vijnë radhazi 34 meçet profesioniste,
çdonjëri me përpjekje dhe
emocionet unikale. Rëniet....ah! Janë tre
meçe të humbura(mendohet)! Po, humbja
nga Saleta ishte si të thuash një thyerje
që la gjurmë.
Dhe ashtu sikurse la kjo rënie gjurmë
edhe më impresionues ishte rikthimi i titullit
të Kampionit Evropian, një nga
kënaqësitë më të veçanta.
Cila ka qenë lufta më e ashpër
me vetveten? Padyshim se në nivelet
në të cilat veproni, kërkohet nga
çdo kampion (Champ), pra edhe
nga ju, që të fisnikërojë veten, me
virtyte gjithmonë e më të larta? Me
reforma, revidime, korrigjime të
pakuptueshme ndonjëherë, apo
më drejtë - pasurime.
L. Krasniqi: Lufta më e ashpër me veten
ishte kur e humba duelin nga Browster!
Atëherë, në fakt më shpëtoi nga duart titulli
i Kampionit Botëror. Aty ku ngjau suksesi
im më i madh, aty ku isha vërtet superior,
deri në "parafundin e fundit", aty më
shpëtoi nga duart ëndrra ime. Tek arsyet
që mundësuan të "ngjajë" ajo që ngjau,
kam punuar dhe vazhdoj të punoj me veten
dhe botën që më rrethon.
Z. Krasniqi, Ju e kuptoni se
shumë të rinj mes lexuesve tanë
janë sportistë boksierë, atletë, karateistë
e xhudistë etj. Të rinj që
po ashtu pretendojnë majat
botërore. Dua të shfrytëzoj nga ky
rast i shkëlqyeshëm, që t‘ju pyes
diçka si informatë e këshillë për
këta të rinj, të cilët natyrisht se
kanë parë filma si Rocky me Silvester
Stalone etj. por, si është në
fakt përditshmëria e një boksieri
në përgatitjet për të fituar titullin
e Kampionit Botëror në kategorinë
e rëndë. Një titull që kishte Muhamed
Ali? Po aq të rëndësishme
sa ato fizike, duket se janë edhe
përgatitjet psikike, mentale etj.,
pra si duken ato si koordinohen,
kush janë ndihmësit, asistentët.
Analizat strategjike videot e
kundërshtarit, dilemat, vendimet
e fundit. Na përshkruani ju lutem,
periudhën kur përgatiteshit për
meçin me Broster deri te hyrja në
ring?
L. Krasniqi: Si çdo sportist, ushtrimeve
trupore u kushtoj kujdes të veçantë dhe
këto i aplikoj në mënyrë permanente e
intensive, e jo vetëm kur paralajmërohet
meçi. Ato i përcjell një program i organizuar,
të cilin e zbatoj me disiplinë të lartë.
Sakrifikoj edhe gjëra të rëndësishme, për
të përmbushur obligimet sportive.
Ndërkaq, posa të caktohet meçi, më pret
një organizim i nivelit edhe më serioz.
Natyrisht, fjalën kryesore e ka trajneri,
kotrajneri (vëllai im Agimi), por aty janë
edhe Firat Arsllan, shoku im i mirë dhe të
tjerë, të cilët më shoqërojnë gjatë gjithë
fazës së përgatitjeve. Natyrisht që gjithë
kjo bëhet me koordinim dhe seriozitet e
disiplinë maksimale. Të gjithë këta, por
edhe shok e miq të shumtë, aderues të
boksit, më motivojnë dhe më japin forcë
përmes punës së përditshme, letrave,
thirrjeve telefonike. U jam mirënjohës të
gjithëve për mbështetjen që më japin.
Natyrisht që fazës përgatitore i bashkëngjitet
edhe vlerësimi i kundërshtarit,
luftës së tij, taktikës etj. Çasti i ngjitjes në
ring, është, si të thuash, stuhi para
rrëmujës, është sa solemn aq edhe nxitës
për të ngadhënjyer, ose motivim i fundit
para luftës. Kështu ishte edhe në meçin
që e përmendët.
Si duken çastet kur jeni në ring,
para miliona spektatorëve. Çfarë
sillni nëpër mend? A ndjeni ndonjë
obligim se duhet të ngadhënjeni
edhe për hir të fansave?
L. Krasniqi: Unë boksoj para së gjithash
ngaqë boksi më jep kënaqësi. Spektatorët,
ndërkaq, më japin gjithnjë forcë
të veçantë me mbështetjen e tyre. Synoj
të ngadhënjej, edhe ngase dua që të falënderohem
në këtë formë gjithë atyre tifozëve
të mi, të cilët tradicionalisht
mbushin sallat, kurdo e kah do që boksoj,
por pa harruar edhe atë armatë milionëshe
të fansave, që përmes ekraneve
televizive i ndjekin meçet e mia. Por më
lejoni ju lutem, që ta shfrytëzoj këtë rast
të shkëlqyeshëm për të falënderuar nga
zemra të gjithë përkrahësit, të gjithë spektatorët
e mi shumë besnikë, të cilët nuk
më kanë lënë asnjëherë. Më kanë ndjekur
vërtet këmba këmbës. Nga salla në sallë.
Nga meçi në meç. Nga fitorja në fitore - dhe
nga humbja në rënie. Pse të mos e them
me këtë rast se: unë dhe tifozët e mi kemi
një bilanc të shkëlqyer. 30 fitore në përpjekje
të arritjes së titullit të Kampionit
Botëror, pra gjithherë në meçe që zhvilloheshin,
në majat e majave të boksit internacional
dhe vetëm tri humbje. Kur je
rrugëtar në "Udhë të Madhe", siç e thotë
një proverb i yni popullor, tënxen shiu dhe
breshëri, dielli dhe hëna. Falë zotit ne
kishim shumë, shumë më shumë diell se
sa breshër dhe ishim e mbetemi pushtues
të suksesshëm, të majave më të larta. Dhe
natyrisht që mbetemi pretendues të
pushtimit të Olimpit.
Majat janë adrenalinë 100%. Por
po e bëjmë një intermexo që të
ndërrojmë temën. Një "chill-out"
me muzikë! Jeni i pasionuar pas
muzikës soul! Si lidhet romanca
me boksin,a do të thotw kjo që në
shpirt ju fle butësia, sado që në
boks-meç jeni Luan?
L. Krasniqi: Edhe disiplina e boksit është
art në vete. Rrallëherë zemërohem
ngaqë parapëlqej butësinë. Thuhet se të
gjithë njerëzit e mëdhenj i ka skalitur butësia,
fisnikëria. Dhe kjo më frymëzon në
sportin tim. Ai që është agresiv nuk mund
të jetë kurrë i suksesshëm. Unë në përballjen
e boksierëve nuk jam agresiv, por kultivoj
një formë të veçantë të taktikës luftarake,
në këtë mjeshtri fisnike, siç jo rrallë
ngjan të quhet me eufemizëm boksi.
Prandaj edhe kam arritur këtu ku jam.
Sportit i jam përkushtuar me shpirt, muzika
më jep forcë dhe më motivon, më relakson.
Kemi kaq shumë aspekte për të
biseduar, që të plotësojmë kërshërinë
e lexuesit. Të dalim pak tek
angazhimet tuaja shoqërore, ato
kombëtare rreth Kosovës, si dhe
ato në Gjermani, ku keni një angazhim
vërtet admirues: Ju kemi
parë në aktivitetet për Kinderdorf
në Kosovë e gjetiu?
L. Krasniqi: Në aksione humanitare
angazhohem gjithmonë kur më krijohet
hapësirë efektive dhe me të njëjtin elan e
energji sikur edhe në ring. E quaj për nder
kur më krijohet rasti që të bëj aq sa mundem për mirëqenien sociale të të përvuajturve,
e kuptoj si të natyrshme dhe si
detyrë njerëzore.
SOS Kinderdorfi ka bërë dhe po bën
shumë për fëmijët, është institucion tejet
serioz dhe i rëndësishëm. SOS Kinderdorf
u mundëson fëmijëve që ka marrë në
përkujdesje, afërsisht atë jetë që do ta
kishin në një familje normale. Prandaj jam
krenar që kam mundësi që përmes SOS
Kinderdorft, në formë proaktive, të jem në
mbështetje të atyre fëmijëve.
Po angazhimet intensive shoqërore
në Gjermani: në shkolla e
gjimnaze për rininë, te "Nike",
"Mercedes"?
L. Krasniqi: Gjithmonë kur kam kohë
angazhohem edhe në jetën publike dhe
ky angazhim ka për qëllim kontinuitetin,
forcimin e kontaktit, thellimin e bashkëpunimit
me asociacione dhe institucione
të ndryshme, të cilat më ftojnë për
ndërmarrjen e aktiviteteve në interes të
përgjithshëm. Më flenë në zemër angazhimi
për arritje më të mëdha të të rinjve në
lëmin e arsimit, për çka propagandoj kudo
dhe gjithherë. Po ashtu, me moton tashmë
të afirmuar në Gjermani: "Mos u bë
kundërshtar i vetvetes", angazhohem
për një vetëdije më të lartë kundruall
lojërave të fatit dhe tërheq vërejtjen për
rrezikun nga varshmëria ndaj tyre etj. I
pa harruar më mbetet takimi me punëtorët
e "Mercedes"-it, të "Nike", pastaj me
nxënësit në shumë shkolla të niveleve të
ndryshme etj.
A është Luani apolitik? Nëse jo,
çfarë mendimesh ka për "rrjedhat
politike në atdhe"? Cilat janë në
të vërtetë meditimet politike të
Luan Krasniqit kur përcjell lajmet
e rrethanat politike në Kosovë,
Shqipëri?
L. Krasniqi: Apolitik!? Nuk dua të besoj
se ka ndonjë njeri që është apolitik në
këtë kohë të vrullshme politike?! Kosova
po ecën me hapa të sigurt drejt integrimeve
evropiane dhe veri-atlantike dhe
kjo është natyrisht motivuese për të
gjithë ne. Krahas ndihmës dhe mbështetjes
së madhe ndërkombëtare, e cila
vazhdon të jetë e nevojshme, tashti më
shumë se kurrë më parë, është i
nevojshëm vizioni ynë i qartë dhe natyrisht
uniteti në veprim, uniteti rreth shtyllave
kryesore të cakut tonë: zhvillimit
ekonomik, thithjes së investimeve,
punësimit të të rinjve, sistemit sa më cilësor
të shkollimit, kujdesit ndaj familjeve
të të rënëve në luftë, mësimdhënësve,
mjekëve, policëve, pensionistëve etj. Një
dhjetëvjeçar i plotë na ndan nga çlirimi.
Dhe faza e tranzicionit ka kaluar, apo më
drejt duhet ta kishim kaluar. Tashti e
kemi shtetin tonë, prandaj të arsyetojmë
edhe më tutje për problemet e dobësitë
që vazhdojnë të jenë prezente në Kosovë
e Shqipëri. Në shoqërinë shqiptare e
kemi shumë të vështirë sot, kam frikë se
do ta kemi edhe më të vështirë nesër. Në
këto rrethana të favorshme globale, nuk
na amniston më asnjë njeri, aq më pak
gjeneratat që vijnë.
Z. Krasniqi, të paktën neve nuk
na ka ngjarë asnjëherë që të lexojmë
ndonjë prononcim tuaj, apo
ndonjë pozicionim tuajin, rreth së
majtës, SPD, Die Grüne, Die Linke
dhe të djathtës, CDU, CSU dhe
FDP - Liberalëve. Natyrisht se si
përkthyes profesionist në
gjykatat gjermane, si një intelektual
dhe si një Schwabe me prejardhje
kosovare, ju keni pasur
reflektime e meditime mbi tema
nga më të ndryshmet, pra keni
formësuar opinionin tuaj rreth
politikës dhe legjislativit gjerman.
E para na intereson kah
"ngreh" politikisht qerrja e Luan
Krasniqit në Gjermani?
L. Krasniqi: U gëzohem përparimeve
që bën Gjermania në të gjitha sferat. Është
shembull për klimë konstruktive (////
/joobstruksioniste mes pozitës dhe
opozitës), shembull për tolerancë politike
e partiake. Partitë politike këndej
kanë një qëllim të vetëm, që përmes formave
të veprimit në drejtime nga më të
ndryshmet, të bëjnë jetën e qytetarit të
Gjermanisë dhe njeriut gjithandej, më të
lumtur e më të denjë. Kjo në Gjermani po
arrihet për mrekulli dhe mua natyrisht
që më gëzon ky fakt dhe ky inercion i tyre
fisnik.
Kur jemi te politika për Kosovën,
a ekziston në fakt ndërlidhje
mes dy arenave, asaj të boksit dhe
arenës politike? Të jemi më të
drejtpërdrejtë: Ju jeni një ndër
ikonat mediale në Gjermani, gjatë
emetimit të meçeve tuaja, televizioni
ZDF ka arritur shifra të paimagjinueshme
(disa milionëshe) të
shikuesve (shikueshmërisë). Por
ajo që u intereson lexuesve tanë
është se si qëndron puna me shtetin
më të ri në botë, Kosovën, i
cili aq shumë ka nevojë për njohje,
respektivisht për afirmim
pozitiv. Njëherë tjetër, para ca
vitesh, për afirmim të Kosovës
karshi miliona teleshikuesve
anekënd botës, patët shpalosur
flamurin e Presidentit I. Rugova.
Ndërkaq, kemi shpallur pavarësinë,
kemi flamurin definitiv të Kosovës,
prandaj shtrohet vetvetiu
pyetja: Do ta shohim ndonjëherë
Luanin në TV-të Gjermane me atë
flamur (përveç atij gjerman natyrisht)?
L. Krasniqi: Boksi ka ngjashmëri me
politikën. Por, dallimi esencial është se ne
boksierët biem e ngrihemi përsëri, por
ata që bien nga politika e kanë shumë më
të vështirë ringritjen. Unë nuk i përkas
asnjërës prej partive politike, por suksesit
të secilës prej tyre, në ndërtimin e shtetit
të fortë të Kosovës, i gëzohem gjithsesi.
Mburrem që më është dhënë mundësia
ta përfaqësoj sportin gjerman në
arenën e boksit internacional. Ishte Gjermania
që më dha mundësitë, predispozitat
dhe ambientin, që të arrij në këtë nivel.
Por, njëkohësisht, në këtë mënyrë e
kam përfaqësuar edhe sportin e trevave
nga unë vi, Kosovën e shqiptarët dhe kjo
natyrisht që më bën tejet të lumtur. Jam
përpjekur gjatë gjithë kohës, pra në vazhdimësi,
që në rrethanat e dhëna dhe format
për mua të realizueshme që të afirmoj
kërkesat kosovare për shtet, liri dhe
pavarësi. Në këtë funksion ka qenë dhe
do të jetë edhe përdorimi i simboleve
tona. Edhe aktualisht nuk po rri duarkryq,
kudo që më jepet mundësia loboj
për afirmimin pozitiv dhe për mbështetje
të Kosovës.
Në anën tjetër, në mënyrë aktive dhe
krejt të natyrshme, përçoj gjithandej ku
e kah arrij, edhe falënderimin tim personal,
por edhe të të gjithë kosovarëve, ndaj
shtetit ku jetoj, Gjermanisë. Jam shumë,
shumë mirënjohës (dhe këtë e shpreh në
të gjitha takimet), për gjithë atë që kanë
bërë e po bëjnë për Kosovën qeveritë
gjermane. Kjo vlen qoftë për qeverinë,
Schröder, Fischer (1999 - rreth çlirimit të
Kosovës), sikurse edhe për qeverinë aktuale
të udhëhequr nga Kancelarja Merkel
dhe Zevendës Kancelari
Steinmeyer, veprimtarinë e tyre rreth
procesit të njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Falënderoj edhe qasjen pozitive që
kishin ndaj Kosovës, të gjitha partitë e
Bundestagut Gjerman, natyrisht, pa harruar
asnjëherë edhe shoqatat e shumta
humanitare dhe përgjithësisht popullin
gjerman, individ e filantropë të ndryshëm
që kanë dhënë e vazhdojnë të japin
për Kosovën!
Prezenca juaj gjithandej në mediume, në forume e seminare të
ndryshme Gjermane e ndërkombëtare,
pastaj si bartës projektesh
të ndryshme shoqërore për
rininë në Gjermani dhe duke pas
parasysh networkun tuaj, lidhjet
si i quajmë ne, mund ta mendoni
veten si një lobist ekonomik e diplomatik
i Kosovës, si konsull etj.?
L. Krasniqi: Si e theksova edhe më lart,
unë edhe pa poste e emërime zyrtare nga
Kosova, kudo që kam rastin, loboj për Kosovën
dhe zhvillimin e saj. Jam optimist
se do të bëhet një përparim i dukshëm.
Investimet e jashtme janë të domosdoshme,
por për këtë duhen siguruar parakushtet
përmes infrastrukturës jo
vetëm rrugore, energjisë elektrike etj.,
por edhe asaj ligjore dhe të shtetit të ligjit
e ligjshmërisë.
Si e sheh Luani diasporën. A
mund të jetë diaspora ynë fuqi lobuese
ekonomike dhe politike?
Pastaj çfarë mendoni, si e sa po
trajtohet diaspora nga institucionet
shtetërore ne vend?
L. Krasniqi: Pa diasporën, Kosova nuk
do të ishte kjo që është. Fuqia, potenciali
dhe resurset e diasporës sonë kanë qenë
dhe janë shumë të mëdha. Në diasporë
ndodhet burimi i madh kreativ, punues,
intelektual dhe gjithsesi ekonomik. Ka
shumë sportistë në zë, njerëz të artit e të
kulturës, të tjerë të shkencës, shumë
afaristë të suksesshëm, krijues të të
gjitha zhanreve. Me bashkëkombësit
tanë mburren edhe vetë vendet ku ata
ndodhen. Prandaj konsideroj se ky potencial
duhet të shfrytëzohet gjithsesi
shumë më shumë nga institucionet e
shteteve tona, nga Kosova e Shqipëria!
Me një fjalë, duhet kanalizuar i gjithë ky
potencial për afirmim, zhvillim dhe
mirëqenie kombëtare!
A ka në të vërtetë sfidë identitare
Luan Krasniqi? Më intereson
në fakt se a përballen në personalitetin
tuaj identitetet e të "qenit"
njëkohësisht kosovar, shqiptar
dhe gjerman, plus edhe Schwabe?
L. Krasniqi: Unë jam në gjithë botën si
në shtëpinë time. Pra ndihem më se i
lumtur aty ku ndodhem, por dhe gjithandej
ku ndodhet familja ime, farefisi,
shokët e miqtë mi.
Me rastin e dorëzimit të "Oskarit"
të 14 të gazetës "Bild" në
Leipzig, ju jeni takuar me Shkëlqesinë
e Tij, Dalaj Lama.
Dukeshit vërtet i impresionur, kur
deklaruat për mediat gjermane
mese:
"Shkëlqesia e Tij, Dalai Lama,
është një njeri i veçantë, një personalitet
i madh. Ishte nder për
mua ta takoj atë... Thuhet se besimi
lëkund bjeshkët. Te një njeri
aq karizmatik si Dalai Lama, njeriu
fillon të besojë se vërtetë
mund të lëkundë bjeshkët...". Besoni
në boten spirituale? A fshihet
fuqia fizike edhe në fuqinë
spirituale?
L. Krasniqi: Personalitete të tilla unike,
si Shkëlqesia e Tij Dalai Lama, janë
burim frymëzimi.
Të bisedojmë pak për karrierën
tuaj: çfarë mund të na thoni për
luftën tuaj të fundit, çfarë mendoni
kur u bie ndërmend?
L. Krasniqi: Njeriu në jetë gjithnjë mëson.
Por, për luftën e fundit, as që mendoj,
ndonëse mund të them se akoma
nuk e di se çfarë ndodhi me mua atë natë.
Jeta megjithatë vazhdon dhe të ardhmen
e shoh me optimizëm.
Shumë shpejt, më 15 nëntor në
Dyseldorf ju do të keni edhe një
përballje me boksierin me shumë
perspektivë, Nr. 1 në Ranglistën e
WBO, Alexander Dimitrenkon, që
në rast të fitores suaj, ju krijon
përsëri mundësinë për një meç
për Kampion Bote? Sa jeni i përgatitur
për luftën e ardhshme?
L. Krasniqi: Për meçin e ardhshëm
kam kohë që jam duke u përgatitur dhe
në mënyrë intensive. Asnjë çast nuk i kam
ndërprerë përgatitjet dhe ndihem në
formë tejet të mirë, që më garanton suksesin
të cilin synoj. Dueli do të jetë interesant,
sepse unë dhe kundërshtari im
preokupohemi me të njëjtin qëllim, që të
ngadhënjejmë për të shkuar një hap më
tej, drejt titullit të Kampionit Botëror.
Dimitrenko është një boksier intensiv, i
shpejtë dhe i përgatitur mirë. Në boksin
profesionist ka arritur 28 fitore, nga 28
meçet e zhvilluara. Por, shkathtësitë e tij,
megjithatë për mua nuk paraqesin problem
serioz, sepse përvoja ime nga duelet
me boksierët me renome botërore, më
mundëson përballjen me sukses në
luftën që më pret.
Z. Krasniqi, ju falënderojmë
përzemërsisht për kohën që na
dhuruat dhe urojmë suksese e fitore
të njëpasnjëshme, në të gjitha
frontet.
L. Krasniqi: Shëndet dhe gëzime lexuesve
tuaj, si dhe simpatizuesve të mi
kudo që ndodhen.