Shpëtojnë nga largimi nga puna 164 nëpunës
Qeveria tërhiqet nga vendimi për të ulur numrin e punonjësve të administratës. Nga vendimi i djeshëm i Këshillit të Ministrave shpëtojnë pa u shkurtuar 164 punonjës përkatësisht në Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Punës dhe Ministrinë e Kulturës.
Administrata publike do të ketë 164 punonjës më shumë se ç‘kishte përcaktuar vendimi i 13 shkurtit të këtij viti për numrin total të punonjësve të administratës publike. Qeveria ka bërë dje disa ndryshime në vendimin nr. 160, datë 13.2008 për përcaktimin e numrit të punonjësve për vitin 2008 në ministritë dhe institucionet qendrore. Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr. 9836, datë 26.11.2007, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi që numri total i punonjësve të administratës të jetë 104331, nga 104167 punonjës që ishte përcaktuar në shkurt të këtij viti. Numri i punonjësve, për periudhën korrik-dhjetor, do të bëhet përkatësisht: për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, 43370 punonjës, për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, 1435 punonjës dhe për Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, 1099 punonjës. Ngarkohet Ministria e Financave, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për zbatimin e këtij vendimi.