E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lehtë për Man Utd-in, me zor Liverpool dhe Arsenal

Kampioni në fuqi i Premierligës, Manchester United mposhti Wolverhamptonin me rezultat të thellë 4-1 në kuadër të xhiros së 15-të.

Djajtë e Kuq iu rikthyen fitores pas humbjes së rëndë nga Basel në mesjavë që u kushtoi me eliminim nga Liga e Kampionëve. Golat për skuadrën e Sir Alex Fergusonit i realizuan Nani dhe Wayne Rooney, nga dy secili.

Me këtë fitore, United ngjitet në kuotën e 36 pikëve, dy më pak se lideri Manchester City, që të hënën është mysafir i Chelseas në Stamford Bridge. Nga ndeshjet tjera, Liverpool fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Queens Park Rangers falë golit nga Luis Suarez.

Me rezultat të njëjtë, Arsenali mposhti Evertonit me shënimin e sulmuesit në formë Robin van Persie.

Norwich fitoi përballë Newcastles 4-2, Swansea ishte e sigurt në shtëpi ndaj Fulhamit 2-0 ndërsa Wigan Athletic mori pikë të plota nga udhëtimi në West Bromwich, 1-2.

Me rezultat të njëjtë, po ashtu si mysafir, Aston Villa fitoi në Bolton.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›