E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varka vikinge zbulim arkeologjik ne malet e Skocise

Arkeologët arritën të zbulojnë një varkë varrimi vikinge në një zonë që ndodhet në një pjesë të vecuar të malësisë skoceze. Zbulimi në bregun perëndimor të Gadishullit Ardnamurkan mendohet të jetë 1000 vjecar dhe përbën deri tani të vetmin vendvarrimi viking në brendësi të tokës së Britanisë së Madhe.

Mes artifakteve të gërmuara nga toka në varrin viking janë një thikë, një sëpatë, një gur mprehës me prejardhje nga Norvegjia si dhe enë balte të stilit viking. Dr Oliver Harris nga Universiteti i Leicesterit që bashkëudhëhoqi gërmimet e përshkroi zbulimin si realizimin e ëndrrës së çdo arkeologu.

Për shkak të figurave të perëndive të gjetura në varkë, besohet se personi i varrosur aty ka qenë një drejtues i rëndësishëm i kohës së vet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›