E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca përshëndet paketën kushtetuese

 

Drejtori i BE-së në MPJ-në e Francës zhvillon një takim me kryetaren e Kuvendit

TIRANË- Paketa e ndryshimeve kushtetuese ka filluar të përshëndetet nga ndërkombëtarët edhe në takimet bilaterale që zhvillojnë me përfaqësues të shtetit shqiptar. "Franca përshëndet reformën kushtetuese të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë dhe e konsideron atë një zhvillim pozitiv, në konsolidimin e demokracisë dhe në funksionimin e Parlamentit shqiptar", u shpreh dje Drejtori i BE-së në Ministrinë e Jashtme Franceze, Jacques Faure, gjatë një takimi me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Nga ana e saj, Kryetarja e Kuvendit falënderoi z. Faure për mbështetjen që Qeveria, Presidenti dhe institucionet franceze kanë dhënë në proceset integruese të Shqipërisë në BE dhe NATO. "Reforma kushtetuese e miratuar pak ditë më parë me konsensusin më të gjerë që ka njohur parlamentarizmi ynë, është një revolucion i vërtetë kushtetues, që çliron Shqipërinë nga krizat dhe vendos stabilitet në vend", tha Topalli gjatë takimit. Miratimi i paketës kushtetuese me 115 vota "pro",si rrallë herë është parë tepër pozitivisht nga të huajt, të cilët prej vitesh kanë inkurajuar në vend reforma me konsensus sa më të gjerë. Pikërisht projektligji "Për disa ndryshime në Kushtetutë" i miratuar në Kuvend me një numër të konsiderueshëm votash, kabërë që ndërkombëtarët të shprehen publikisht se ai ishte një zhvillim pozitiv për vendin tonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›