Franca shkatërron Ishujt Faroe

Franca fitoi pa probleme në transfertën e Ishujve Faroe me rezultatin 6-0. Dy golat në pjesën e parë u realizuan brenda 120 sekondash. Riberi ndërmorri një aksion personal nga e majta drejt zonës dhe aty Nikola Anelka (7') nuk e pati të vështirë për ta përfunduar veprën (0-1). Një minutë më pas erdhi radha e sulumuesit të Barcelonës, Tieri Henrisë (8')për të dyfishuar rezultatin (0-2) e shënuar golin e tij të 41-të me fanellën e "gjelave" e barazuar rekordin e Mishel Platinisë. Pjesa e dytë ishte dhe më prodhimtare për francezët. Karim Benzema shënoi dy gola (49', 79'), ndërsa Zherom Roten (64') dhe Hatem Ben Arfa (90') siguruan trajnerit Raimond Domenek një fitore bindëse duke përmbushur gjysmën e lehtë të "paketës 6 pikë".