E Diel, 1 Nëntor 2026

Skocia shkatërron Ukrainën, hap i madh drejt finaleve

Sokol Paja
Skocia ruajti dominimin në Grupin B pas fitores 3-1 me Ukrainën e Oleg Blokhinit duke hedhur njëkohësisht një hap më shumë drejt finaleve të Kampionatit Europian. Skocia kryson grupin me 24 pikë, e ndjekur nga Italia dhe Franca. Xhejms Mekfadën ekzekutoi një goditje të lirë dhe sulmuesi 27-vjecar i Derbi Kauntit, Keni Miler shënoi më kokë golin e parë për skocezët në minutën e 4-t. Goli i dhjetë i tij në 33 ndeshje me Kombëtaren. Gjashtë minuta më pas, furia skoceze prodhoi golin e dytë: Ferguson harkoi një top në zonë, dhe MekKuloh kalibroi të djathtën e tij në trekëndëshin e portës ukrainase të mbrojtur nga Shovkosvksi. Goli i parë i MekKulloh për Skocinë. Entuziazmi i tifozerisë skoceze në "Hampden Park" arriti kulmini me avantazhin e dyfishtë dhe ta paparashikuar, por në minutën e 23-të, sulmuesi i Celsit, Andrij Shevcenko shkurtoi diferencën me një të majtë të fuqishme. Ish-sulmuesi i Milanit, i ndëshkuar edhe më një karton të verdhë, rihapi ndeshjen. Xhejms Mekfadën ishte dhe autori i golit të tretë për skuadrën e Alen Mekleshit, kur sulmuesi 24-vjecar i Evertonit në kampionatin anglez realizoi në minutën e 68-të duke prerë edhe shpresat për një barazim të mundshëm të Ukrainës. Xhejms Mekfadën ishte dhe autori i golit të fitores së Skocisë me Francën. Mekfadën shënoi golin e tij të 13 me fanellën e Kombëtares së Skocisë. Fitorja e skocezeve e komplikon shumë situatën e Italisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›