E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luskemburgu ndëshkon Bjellorusinë, fiton 1-0

Dash Frasheri
E pabesueshme. Historike. Luskemburgu fiton 1-0 në transfertë me Bjellorusinë në minutat shtesë, duke ndihmuar virtualisht Shqipërinë, për ta nisur më të qetë takimin me Slloveninë. Bjellorusia hodhi një hap të madh të gabuar në Minsk, ndërkohë që Luksemburgu që kishte humbur nëntë takimet e mëparshme, i gëzohet tri pikëve të para në eliminatoret e Kampionatit Europian. Golin e fitores për formacionin e Gi Helers e shënoi zëvendësuesi Fons Levek. Mesfushori 25-vjecar realizoi në sekondat e fundit të takimit, në minutën e 95-të. Për Levek kjo ishte dhe ndeshja e parë me përfaqësuesen luksemburgase për këtë edicion dhe i dyti pas atij me Letoninë për eliminatoret e Gjermani 2006. Luksemburgu, ndaj të cilit Shqipëria i fitoi të dyja takimet (2-0),0-3), historikisht është një nga ekipet më të dobëta në Europë. Kjo ishte edhe fitorja e pestë e Luksebmurgut në të gjithë histoinë e tij në kualifikueset europiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›