E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungaria, fitore dinjiteti me Maltën

Një fitore për të rritur moralin. Kështu mund të përkufizua fitorja 2-0 e Hungarisë me Maltën për Grupin C. Formacioni i Peter Varhidit realizoi nga një gol për cdo pjesë: Robert Feshzeshin shënoi me kokë në të 34' dhe Daniel Tozsher dyfishoi rezultatin në të 77 pas një gjuajte të lirë të ekzekutuar nga 25 metra. Hungaria mban sërish vendin e pestë në grup me 12 pikë, një më pak se Bosnja, ndërsa Malta në atë të pesë pikëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›