Gjykata e Hagës shtyn afatin për dorëzimin e djalit të Gadafit
Gjykata Ndërkombëtare Penale me seli në Hagë i ka dhënë më tepër kohë Libisë për ta shqyrtuar mundësinë e dorëzimit të djalit të ish-liderit libian, Muamer Gadafi, pasi sot ka kaluar afati për ta informuar gjykatën lidhur me Seif al-Islamin.
Kështu Gjykata i ka dhënë afat Libisë deri më 23 janar, duke u shprehur se zgjatja tri javore e kërkuar nga Tripoli, “do të shkaktoj vonesë të panevojshme në procedurë”.
Në muajin qershor të vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale kishte lëshuar fletarrest ndërkombëtar për Seif al-Islamin, me akuza për krime kundër njerëzimit.
Ai ishte arrestuar në nëntor rreth një muaj, pasi babai i tij, Muamer Gadafi u vra.
Aktualisht Seif al-Islam gjendet në burg në Zintan, në jugperëndim të kryeqytetit Tripoli.