Gjermani 1974: Gjermanet sfidojne futbollin total

(Panorama Sport) - Ky është edhe botërori që soli ndryshimet e para të rëndësishme. Pas ndeshjeve në katër grupet, tetë fituesit ndahen në dy grupe të tjera e ku ndeshjet zhvillohen përsëri në sistem rrethi. Natyrisht më të ethshmit për të fituar janë të zotët e shtëpisë. Por ja e papritura! Humbja me skuadrën e Gjermaneve të Lindjes (1-0). Megjithatë Myleri e Bekenbaueri me shokë nuk shqetësohen. Nga ana tjetër viktimë e këtij botërori mbetet nënkampionia e botës, Italia, të cilën e lënë pas Polonia dhe Argjentina. Mbi të gjitha shquhet Holanda e të madhit Johan Krujf bazën e së cilës e përbën Ajaksi i Amsterdamit.
Holandezët
Holandezët e drejtuar nga Krujf u japin leksione brazilianëve në një ndeshje e cila mbylletr me rezultatin 2 – 0. Kështu duket qartë se rruga e “portokallinjëve” për në finale është më se e hapur. Po ashtu dhe për skuadrën e Shenit, që ndërkohë shpalos një futboll gjithnjë e më shumë tërheqës. Ndërkohë polakët në finalen për vendin e tretë mposhtin Brazilin 1 – 0 duke iu a ulur edhe më shumë petkat kampionëve në fuqi.
Finalja
Dhe ja me ne fund finalja. RFGJ - Holandë. Per vendasit, ekuacion me shumë të panjohura përbën Krujf. Atij i është betuar të mos i ndahet deri në vdekje Fogsti. Po nuk ka kaluar një gjysëm minute lojë, ekzaktësiht 27 sekonda dhe ai ndërhyn rëndë ndaj antagonistit të tij dhe gjyqtari anglez Teilor, pa nguruar, vërshëllen për 11-metërsh. Neskensi tregohet i saktë. Pas golit manovrimi holandez është i pandalshëm, po shpejt djemtë e Shenit që e drejtojnë këtë betejë me nerva të salduara, shkunden nga pasiguria dhe kur Helcenbaini pengohet brenda zonës nga Janseni, ëshëe radha e Brajtnerit të barazojë përsëri me 11-metersh. Në pjesën e dytë nisin të dëgjohen nota të muzikës vagneriane të interpretuara nga orkestrantët gjermno-perendimore që sjellin golin e dytë të shënuar nga oportunisti Gert Myler, i cili pasi i shmanget Hanit, e gjen të papërgatitur portierin Jongblod. Holandezët bëjnë të pamundurën dhe portën e të pandryshkurit Majer e shpëton mbi vijën e portës Brajtneri që dëbon një top të gjuajtur nga Repi. Po vetëm kaq. Fitorja u takon gjermaneve, kurse nderi holandezeve.
Rezultatet
RDGJ–Australi 2–0
RFGJ–Kili 1–0
RFGJ–Australi 3–0
RDGJ–Kili 1–1
RDGJ–RFGJ 1–0
Kili–Australi 0–0
Brazil–Jugosllavi 0–0
Skoci–Zaire 2–0
Brazil–Skoci 0–0
Jugosllavi–Zaire 9–0
Jugosllavi–Skoci 1–1
Brazil–Zaire 3–0
Suedi–Bullgari 0-0
Holandë–Uruguai 2–0
Holandë–Suedi 0–0
Bullgari–Uruguai 1–1
Holandë–Bullgari 4–1
Suedi-Uruguai 3-0
Itali–Haiti 3–1
Poloni–Argjentinë 3–2
Itali–Argjentinë 1–1
Poloni–Haiti 7–0
Poloni–Itali 4–1
Gjysmëfinalet
Brazil–RDGJ 1–0
Holandë–Argjentinë 4–0
Holandë–RDGJ 2–0
Brazil–Argjentinë 2–1
Holandë–Brazil 2–0
Argjentinë–RDGJ 1–1
RFGJ–Jugosllavi 2–0
Poloni–Suedi 1–0
RFGJ–Suedi 4–2
Poloni–Jugosllavi 2–1
RFGJ–Poloni 1-0
Suedi–Jugosllavi 2–1
Për vendin e 3-të
Poloni – Brazil 1–0
Finalja
RFGJ–Holandë 2–1
Shënues: Breitner 25' (p), Myler 43'/ Neeskens 2' (p)
RFGJ: Majer, Fogts, Brajtner, Bonhof, Shvarcenbek, Bekenbauer, Grabovski, Henes, Myler, Overat, Helcenbain
Holanda: Jonglod, Zyrbir, Krol, Rijsbergen, Haan, Jansen, Rep, Neeskens, Kruif, Van Hanegem, Resenbrik.
Përbërja simbolike e botërorit 1974
Tomashevski (Poloni), Fogst (RFGJ), Bekenbauer (RFGJ), Brajtner (RFGJ), Luis Perreira (Brazil), Bonhof (RFGJ), Deina (Poloni), Lato (Poloni), Neeskens (Holandë), Kruif (Holandë), Rensenbrink (Holandë)
Gerd Myler, njeriu gol
68 gola në 62 takime me kombëtaren. Ky është Gert Myler. Aventura e tij me kombëtaren nis me 1970 duke pasur dhe si partner Zeelerin e papërmbajtshëm. Në fund të turneut meksikan merr me vete jehonën e 10 golave të shënuar. Më 1974 ka meritën të shënojë golin e fitores për portën holandeze me një mënyrë që di të shënojë vetëm ai. Lindur më 1945 në Nerlinger, ku i kanë ngritur një përmendore në moshën 19-vjeçare është ndër kolonat e Bajernit të Mynihut, dhe kombëtares gjermano-perendimore. Më 1976 refuzon një kontratë përrallore me Barcelonën. I pëlqen më mirë të luajë para para publikut të tij i cili, edhe kur gabon, nuk e shan rëndë. Mbetet Kaizeri i dyte. Natyrisht pas Bekenbauerit.
Johan Krujf - Është futbollist i lindur. Në moshën 17-vjeçare shtangen kur e shohin të fluturojë me top. Në moshën 20 vjeçare bëhet pjesëtar i ekipit kombëtar. Meriton përcaktimin futbollisti më i mirë i Evropës për të gjithë kohën. Tetë tituj të Kampionit të Hollandës në radhët e Ajaksit, katër Kupa të Holandës, tri Kupa të Kampioneve të Evriopës, tri here futbollisti më i mirë i Evropës, këto janë disa nga trofetë e një njeriu që personifikohet me futbollin.
Gregor Lato - Me shtatë të shtënat e sakta Lato do të bëhet shenjëtari më i mirë i botërorit 1974. 24 vjeçari luan me skuadrën e Stal Mjelec. Është viti 1968 kur Lato shfaqet për herë të parë në kombëtaren e të rinjve. Është periudha kur polakët adhurojnë Lubanskin e kësisoj qendërsulmuesi i ri nuk ka vend në kombëtare. Por 7 golat e këtij botërori merret me mend se ku arrin lavdia e tij. 3 vjet më pas zgjidhet lojtari më i mirë i Polonisë, e cila sot ëndërron të ketë përsëri një si Lato.
Berti Fogst - Lindur më 1946 në qytetin e vogël Bytgen, Fogsti nis të luajë i ri në skuadrën e këtij qyteti. I lartë 1.68 cm nuk le ndonjë përshtypje të jashtëzakonshme. Luan me skuadrën e Borusia të Mynshengladbahut. Kjo ndodh më 1965 kur ai sapo ka mbushur 19 vjeç. Me këtë skuadër fiton pesë tituj kampionësh, një kupë të RF Gjermane dhe një kupë UEFA. Më 1967 është ndër titullarët e përfaqesueses i ftuar nga Sheni ku do të luajë në radhët e saj 97 herë.
Johan Neskens - Është 19 vjeç kur vjen tek Ajaksi. Kështu futet në legjendën e kësaj skuadre të madhe e ku binomi Kruif - Neeskens, gjithnjë pas tij është kyçi i fitoreve të shumta. Kruifi e ka kaq të nevojshme ta ketë pranë, sa me të mbaruar botërori 74, kur Barcelona, pasi derdh një shumë përrallore e blen nga Ajaksi, i shtërngon drejtuesit e kësaj skuadre të zbrazin përsëri çantat me para për ta pasur në skuadër si të ishin vëllezër siamezë. Në në botërorin argjentinas të 1978-ës është nga më të mirët e skuadrës së tij.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 08 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili