Itali 1990: Gjermania, princesha e Romes

(Panorama Sport) - Pas 46 vitesh italianëve ju dha mundësia të organizonin përsëri një botëror futbolli. Kjo ndodhi në kohën kur ishte shembur muri i Berlinit, kur kishin nisur të shembeshin edhe dinastitë komuniste të Evropës Lindore për t’u vendosur demokracia e vërtetë, e cila ndonëse me vonese e me veshtirësi do të vendosej dhe në vendin tonë.
Favoritët
Më 1934 italianët kishin fituar për herë të parë Kupën në finalen e zhvilluar në Romë. Edhe këtë radhë finalja në Romë do të zhvillohej, në stadiumin “Olimpiko” përpara më shumë se 76 mijë spektatorëve. Atëherë përse të mos shpalleshin përsëri kampionë? Dhe do të ishte hera e tretë. Një mundësi plotësisht e realizueshme. Zenga, Barezi, Donadoni, Baxho, Viali e ylli që po lindte, Skilaçi me shokë të tjerë të skuadrës, ishin garanci për këtë sukes. Mirëpo kjo nuk ndodh. E pra Italia i kishte të tëra shanset. Mbase trajneri Viçini nuk diti të manovronte me skuadrën në çastet më kritike, mbase nuk e ndihmoi dhe fati. Në gjysmëfinale u ndesh me Argjentinën e Maradonës të zvarritur deri në këtë cak të lakmueshem falë peripecive në grup me Bashkimin Sovjetik, Rumaninë e Kamerunin. Fitorja e rastësishme me Brazilin e pastaj pas shtesës së lojës me Jugosllavinë, ku kjo e fundit luajti për 90 minuta me 10 lojtarë, sepse në minutën e 30-të u dëbua Sabanazhoviçi, Maradona me shokë arritën ta mposhtin 3-2 vetëm me 11-metërsha. E njëjta skenë u përsërit në takimin e Italisë me Argjentinn kur Maradona me klanin e tij fituan 4-3, sërish me penallti, pasi koha e rregullt e lojës kishte përfunduar në barazim 1-1.
Përballjet
Po, ndërkohë, gjermano-perëndimorët, të drejtuar nga Mateusi, pasi fitonin 4-1 kundër Jugosllavisë, 5-1 kundër Emirateve të Bashkuara Arabe dhe barazojnë 1-1 me Kolumbinë e portierit të çuditshem Higuita, në çerekfinale fituan me vështirësi 1-0 kundër Çekosllovakisë e pastaj me llotarinë e 11-metërshave kur Uodelli humbte 11-metershin e tij, duke i mohuar Anglisë kualifikimin për në finale. E kështu dilnin në finale sic pohonin disa gazetare me Maradonen, (sepse sipas tyre ai ishte i vetmi futbollist qe perfaqesonte ne kete botëror denjësisht Argjentinen). E tere bota sportive shprehte keqardhje, sepse nje finale shume me e denje do të kishte qenë Gjermani Perendimore Itali.
Surpriza
Nuk lihej pa përmendur Kameruni i paharruar i veteranit Milla qe le prapa na grup B.Sovjetik ne 1/8 e finaleve Kolumbine pas gabimit te rende te portierit Higuita, e qe ne çerekfinale u gjunjëzua para Anglise vetem me shtese loje.
Ne mos e bukur, finalja pritej te ishte dramatike. Po argjentinasit e terhoqen lojen deri ne ate pike sa kohen e rregullt me gjithe shtesen ta përfundonin ne barazim, per te pritur sic dukej 11-metershat si ne takimet me Jugosllavine e Italine. Dhe kjo mund te kishte ndodhur.
Finalja
Gjithcka u zgjidh 6 minuta para mbarimit te takimit kur gjyqtari meksikan Kodizal “dekretoi” nje 11-metersh ne favor te gjermanoperendimoreve, i cili disa sportdashësve iu duk i dyshimte. Brehme gjuajti saktësisht e portieri Goigocea i specializuar ne pritjet e ketyre gjuajtjeve te rrepta, kete radhe u shfuqizua. RFGjermane fitoi 1-0, ne nje takim ku nuk mundi te shfaqe potencialin e vet, po te marrim parasysh se para golit ne 63’ nga radhet e argjentinasve u debua Manzoni e dy minuta pas golit edhe Dezoti. Disa nga argjentinasit, midis te cileve edhe Maradona, sic e kemi thene lotuan pas ndeshjes per kete 11-metersh qe solli si pasoje te humbisnin kuroren boterore. E tepert. Ata lote duhet te ishin gezimi meqe Argjentina erdhi rastësisht deri në finale, po të marrim parasysh se u ripeshkua në grup ku kishte zënë vendin e tretë.
Futbollisti i Gjermanisë
Lotar Mateus, një makinë
e çeliktë atletike
Lindi në vitin 1961 në Hercegenaurah, një qytet i vogël pranë Nurenbergut. Në vitin 1979 nis rruga e Mateusit si profesionist tek skuadra e Bavarisë. Në sezonin e pestë më 1984, Mateusi me 36 gola të shënuar kalon në skuadrën e Bajernit të Mynihut. Tashmë është futbollist i rangut kombëtar dhe ndërkombëtar me tre tituj kampionesh e 63 gola të shënuar. Pjesëtar i skuadrës kombëtare në Evropianin e vitit 1984 të organizuar në Francë, në Botërorin e 1986-ës në Meksikë, përsëri në Evropianin 1988 në atdheun e tij, Mateusi është bere idhulli i sportdashësve te tij dhe te botës. Fitues i “Topit të Artë” në vitin 1990, Lotar Mateus shpallet gjithashtu edhe futbollisti më i mirë në Evropë në vitin 1991. Nga sezoni 1988 deri në 1992, Mateus ishte shtylla kryesore edhe e skuadrës së Interit, skuadër e cila nën drejtimin e Xhovani Trapatoni arrinte të shpallej kampione e Italisë në sezonin 1988-1989. Këtë sezon, ylli i Kombëtares gjermane shënonte edhe golin vendimtar në sfidën direkte për titullin kundër Napolit të Diego Armando Maradonës, (Inter-Napoli 2-1), të cilit do i hiqte gjithashtu edhe ëndrrën e fitimit të Kupës së Botës për të dytin edicion radhazi me Gjermaninë e tij.
Skilaçi
Para botërorit italian ende nuk kishte mbushur 26 vjeç. Luajti si qendërsulmues i Kombëtares së Italisë duke shënuar gjashtë gola. U shpall gjithashtu si lojtari më i mirë i këtij Botërori. Skilaçi vinte nga Palermo, qytet ku ka lindur më 1 dhjetor 1964. Klubi i Palermos e kishte blerë nga Mesina për një shumë të vogël. Më pas kaloi tek Juventusi. Pas Botërorit fama e tij u ngrit shumë kështu që mori një ofertë të majme nga Japonia dhe u largua duke mbyllur edhe karrierën e tij futbollistike.
Milla
Kamerunezi është futbollisti më i vjetër që ka marrë pjesë në një botëror. Ndërkohë që në Botërorin “Italia 90” Roxher Milla ishte 38-të vjeç katër vjet më vonë në botërorin amerikan ai do të shënojë rekordin botëror kur luan dhe shënon edhe një gol ndaj Rusisë ndërkohë që kishte mbushur 42 vjeç. Milla është aktivizuar në disa skuadra në kampionatin francez të futbollit por shkëlqimin e tij e arriti tek ekipi i Montpeliesë ku shënoi 22 gola në 29 ndeshje, ende një legjendë e futbollit kamerunas.
Van Basten
Është padyshim një prej futbollistëve më të mëdhenj pas Johan Krujfit që ka prodhur shkolla holandeze. Pas një karriere të filluar në radhët e skuadrës së Ajaksit të Amsterdamit, Marko Van Basten do të kalonte tek skuadra e Milanit ku do të fitonte shumë tituj kampionë, kupa të Italisë, si dhe Kupën e Kampioneve. Në vitin 1990 shpallet edhe si “Topi i Artë” në kontinentin evropian dhe futbollisti më i mirë i vitit. Van Basten u largua nga futbolli në vitin 1995 pas një dëmtimi të rëndë që zgjati dy vjet.
Maradona
Në botërorin italian në vitin 1990, shkëlqen më pak, kjo edhe për faktin se luan prej dy vjetësh në Serinë A, në kampionati më kompetitiv dhe më të fortë në botë. Një penallti fantazmë e gjermanëve në finale i prish festën e dytë radhazi Maradonës dhe të gjithë argjentinasve. Brehme gjuan dhe shënon. Maradonës nuk i mbetet veçse të shikojë festën e gjermanëve duke shpërthyer në lot. Do të jetë edhe në botërorin amerikan pas katër vjetësh por duket menjëherë se nuk është ai i kohëve më të mira.
TABELA E REZULTATEVE
Grupi A
Itali – Austri 1-0
Skilaçi 78’
Çekosllovaki – SHBA 5–1
Skuhravi 25’, 78’, Bilek 39’ (p), Hasek 50’, Luhovi 90’ / Kalixhuri 61’
Itali – SHBA 1–0
Xhanini 14’
Çekosllovaki – Austri 1–0
Bilek 30’ (p)
Itali – Çekosllovaki 2–0
Skilaçi 9’, Baxhio 78’
Austri – SHBA 2–1
Ogris 52’, Rodak 65’ / Murrej 85’
Grupi A
Italia 3 0 0 4-0 6
Çekosllovakia 2 0 1 6-3 4
Austri 1 0 2 2-8 2
SHBA 0 0 3 2-8 0
Grupi B
Kamerun – Argjentinë 1–0
Oman Byjik 67’
Rumani - B.Sovjetik 2–0
Lakatush 42’, 57’ (p)
Argjentinë - B.Sovjetik 2–0
Troljo 27’, Burruçaga 79’
Kamerun – Rumani 2–1
Milla 76’, 86’ / Balint 88’
Argjentinë – Rumani 1–1
Monzon 63’ / Balint 68’
B.Sovjetik – Kamerun 4–0
Protasov 20’, Zygmantoviç 29’, Zavarov 55’, Dobrovolski 63’
Grupi B
Kamerun 2 0 1 3-5 4
Romani 1 1 1 4-3 3
Argjentina 1 1 1 3-2 3
B.Sovjetik 1 0 2 4-4 2
Grupi C
Brazil – Suedi 2–1
Kareka 40’, 63’ / Brolin 79’
Kosta Rika – Skoci 1–0
Kajaso 49’
Brazil - Kosta Rika 1–0
Muler 33’
Skoci – Suedi 2-1
MekKoll 10’, Xhonston 80’ (p) / Stromberg 86’
Brazil – Skoci 1–0
Muler 82’
Kosta Rika – Suedi 2–1
Flores 75’, Medford 88’ / Ekstrom 32’
Grupi C
Brazil 3 0 0 4-1 6
Kosta Rika 2 0 1 3-2 4
Skoci 1 0 2 2-3 2
Suedi 0 0 3 3-6 0
Grupi D
Kolumbi - E.B.Arabe 2–0
Redin 50’, Valderama 85’
Gjermania P. – Jugosllavi 4–1
Mateus 28’, 65’, Klinsman 39’, Fëler 71’ / Joziç 55’
Jugosllavi – Kolumbi 1–0
Joziç 75’
Gjermania P. - E.B.Arabe 5-1
Fëler 35, 75’, Klinsman 36’, Mateus 47’, Bein 59’ / Ismail 46’
Gjermania P. – Kolumbi 1–1
Litbarski 89’ / Rinkon 90’
Jugosllavi - E.B.Arabe 4-1
Susiç 5’, Pançev 9’, 46’, Prozineçki 90’ / Thani 22’
Grupi D
Gjermani P. 2 1 0 10-3 5
Jugosllavia 2 0 1 6-5 4
Kolombi 1 1 1 3-2 3
E.B.Arabe 0 0 3 2-11 0
Grupi E
Belgjikë – Korea e Jugut 2–0
De Gryse 53’, De Uolf 64’
Uruguaj – Spanjë 0–0
Belgjikë – Uruguaj 3–1
Klajsters 16’, Skifo 22’, Kulemnas 48’ / Bengoçea 74’
Spanjë - Korea e Jugut 3–1
Mishel 22’, 61’, 81’ / Kvan 42’
Spanjë – Belgjikë 2–1
Mishel 20’ (p), Gorriz 38’ / Vervort 26’
Uruguaj – Korea e Jugut 1–0
Fonseka 90’
Grupi E
Spanjë 2 1 0 5-2 5
Belgjikë 2 0 1 6-3 4
Uruguai 1 1 1 2-3 3
Korea e Jugut 0 0 3 1-6 0
Grupi F
Angli – Irlandë 1–1
Lineker 8’ / Shedi 73’
Holandë – Egjipt 1–1
Kieft 58’ / Abdelgani 83’ (p)
Angli – Holandë 0-0
Irlandë – Egjipt 0–0
Angli – Egjipt 1–0
Rajt 64’
Irlandë – Holandë 1–1
Kuin 71’ / Gulit 10’
Grupi F
Angli 1 2 0 2-1 4
Irlandë 0 3 0 2-2 3
Holandë 0 3 0 2-2 3
Egjipt 0 2 1 1-2 2
1/8 e finaleve
Kamerun – Kolumbi 2-1
Milla 106, 108’ / Redin 115’
Çekosllovaki - K.Rika 4-1
Skuhravi 12’, 63’, 82’, Kubik 75’ / Gonzales 78’
Argjentinë – Brazil 1–0
Kanixha 80’
Gjermani P. – Holandë 2–1
Klinsman 51’, Brehme 82’ / R.Kuman 89’ (p)
Irlandë – Rumani 0–0
(Irlanda fiton 5-4 me penallti)
Itali – Uruguai 2-0
Skilaçi 50’, Serena 83’
Jugosllavi – Spanjë 2–1
Stojkoviç 78’, 92’ / Salinas 83’
Angli – Belgjikë 1–0
Plat 119’
Çerekfinalet
Argjentinë – Jugosllavi 0–0
(Argjentina fiton 3-2 me penallti)
Itali – Irlandë 1–0
Skilaçi 38’
Gjermania P. – Çekosllovaki 1-0
Mateus 25’ (p)
Angli – Kamerun 3-2
Plat 25’, Lineker 83’ (p), 105’ (p) / Kunde 61’ (p), Ekeke 65’
Gjysmëfinalet
Argjentinë – Itali 1-1
Kanixha 68’ / Skilaçi 17’
(Argjentina fiton 4-3 me penallti)
Gjermania P. – Angli 1-1
Brehme 60’ / Lineker 80’
(Gjermania fiton 4-3 me penallti)
Finale për vendin 3-të
Itali – Angli 2–1
Baxhio 72’, Skilaçi 86’ (p) / Plat 82’
FINALE
RFGJ – Argjentinë 1–0
Shënues: Brehme 84’
RFGJ: Ilgner, Berthold (72’ Roiter), Brehme, Augentaler, Kehler, Buhvald, Litbarksi, Mateus, Hasler, Feler, Klinsman. Trajner: Franz Bekenbauer
Argjentina: Goigoçea, Ruxheri (46’ Monzon), Sensini, Simon, Serizuela, Lorenco, Burruçaga (54’ Kalderon), Bazualdo, Dezoti, Maradona, Trolia. Trajner: Karlos Bilardo
Gjyqtar: Kodezol (Meksikë)
Kartonë të verdhë: Fëler, Troljo, Maradona.
Karton i kuq: Dezoti
Spektatorë: 73.603
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 08 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili