Argjentine 1978: Tango argjentinase me stil

Fation Shehu (Panorama Sport) - Aristokracia e futbollit përfaqësohet nga emra pa shumë kumbim. Pele dhe Krujf mbeten një kujtim. Në këtë botëror historianët e futbollit përvijojnë profilet e Kempesit, Rosit, Krolit...Duhet të vrasësh mendjen të gjesh dhe të tjerë. Është një botëror modest, si ai i Kilit më 1962. Duket se bota e futbollit po kalon në krizë. Kështu, pra, kampionat zhgënjyes, po që nuk ia ul meritën Argjentinës e cila për herë të parë vallëzon triumfalisht tangon e saj tradicionale, melodia e së cilës kishte mbetur për tërë botërorët e atëhershëm e shurdhër. Në fakt, ka qenë edhe një botëror shumë i kontestuar. Është përfolur madje edhe për trukime dhe marrëveshje përsa i përket rezultatit të ndeshjeve, ku protagoniste ishte pikërisht Argjentina. Gjithsesi, në fund nuk u vërtetua asgjë dhe spektatorët menduan vetëm për të shijuar emocionet që dhuroi fusha e gjelbër.
Të zotët e shtëpisë
Trajneri Menoti krijon një skuadër kërkuese dhe të disiplinuar, sido që humbet në grup me Italinë, e cila ngrihet në nivelin e botërorit meksikan. Mbase një finale midis këtyre skuadrave latine në Buenos Aires, duke marrë parasysh se në Argjentinë prej më shumë se një shekull jeton një koloni e madhe italiane, do të kishte qenë më interesante. Po, Holanda, ndonëse pa Kruifin, mbetet ende e fortë dhe arrin deri në finale. Po të mos harrojmë se edhe italianët në gjysmëfinale arrijnë kur Austria e Kranklit fiton pas 47 vjetësh 3 - 2 kundër RFGJ, ashtu si vetë Argjentina e cila mposht me golavarazh më të mirin Brazilin, pasi ka shpartalluar 6 - 0 Perunë në një takim që u quajt skandaloz.
Finalja
Kështu pas takimesh në gjysmëfinale që mund të mbahen mend vetëm në planin dramatik, sepse në planin taktik dhe estetik vështirë se mund të gjesh takim të denjë, arrijmë në finalen Argjentinë - Holandë. Edhe në këtë takim ka më shumë betejë se sa art. Madje ka dhe bërryla, shkelma të cilat nuk arrin t’i mënjanojë gjyqtari italian, Gonela për të cilin kjo ndeshje është e fundit në karrierën e tij. Goli i Kempesit në minutën e 37-të dëshmon se në fund të fundit ka dhe ndonjë mjeshtër që mund të admirohet. Pritet ndonjë shpërthim tjetër i tangos argjentinase që nis e dëgjohet gjithnjë e më pak në shkallët e stadiumit “River Pleit”, po shikuesit mbeten të akulluar’ kur dhjetë minuta para mbarimit holandezi Poortvilt barazon. Për të dytën herë në historinë e botërorëve kampionati do të përcaktohet në shtesë loje. Argjentinasit e kuptojnë se ky është shansi i tyre i fundit dhe Kempesi në minutën e 104-t shënon golin e dytë. Pastaj vjen goli i Bartonit që i jep goditjen e nokautit skuadrës së portokalltë, e cila si katër vjet të shkuara mbetet e ngushëlluar me vendin e dytë. Argjentina për herë të parë është Kampione e Botës.
Ndeshja Argjentinë-Peru,
më e përfolura në histori
Një nga ndeshjet që pati rëndësinë më të madhe në Kupën e Botës së vitit 1978 dhe mbi të gjitha që është edhe më e përfolura, ishte ajo mes Argjentinës dhe Perusë. Në këtë përballje, vendosej nëse në finalen e kompeticionit do shkonte skuadra e trajnerit Menoti, apo Brazili. Të dyja ishin në kuotë të barabartë pikësh dhe diferencën do e bënte golavarazhi, për të vendosur se kush prej tyre do luante në ndeshjen e fundit të kompeticionit. Në fakt, Brazili protestoi edhe në Komitetin Organizativ për faktin se ishte programuar që të luante ndeshje tre orë para Argjentinës. Ata kërkuan që përballjet të luheshin në të njëjtën kohë, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Brazilianët fituan me rezultatin 3-1 ndaj Polonisë, ndërsa argjentinasit nuk patën mëshirë ndaj Perusë. Duke ditur edhe rezultatin e kundërshtarëve, ata fituan 6-0 dhe siguruan pjesëmarrjen në finale. U përfol madje edhe se u bë një takim mes disa drejtuesve të Kombëtares argjentinase dhe kapitenit të skuadrës rivale. Ndërkohë, portieri i Kombëtares peruane ishte Kiroga, i cili ishte me origjinë nga Argjentina. Sikur të mos mjaftonin të gjithë këto elementë për të shtuar dyshimin, Qeveria e vendit organizator të botërorit, i dhuroi Perusë 50 milionë dollarë dhe 35 mijë tonë grurë. “Këto dhurime jepen në raste krizash dhe tragjedish. Ne mendojmë se Peruja ka nevojë”, u justifikua në atë kohë ministri i financave Huan Aleman.
Ndryshimi i rregullores
Organizatorët e Kupës së Botës vendosën të ndryshojnë rregulloren e kualifikimit për në finale në vitin 1978. Ata e hoqën fazën çerekfinale dhe gjysmëfinale dhe organizuan një tjetër fazë në grupe, ku fituesja e secilit grup shkonte direkt në finale. Ndërsa skuadrat që renditeshin në vendin e dytë, luanin për vendin e tretë dhe të katërt të kompeticionit.
Vrasja, tragjedia e vëllezërve
Khabiri nga regjimi në Iran
Irani u prezantua në botërorin e Argjentinës, së vitit 1978, si skuadra më e mirë e asaj periudhë në Azi. Ata kishin fituar kompeticionin kontinental tre herë, në 68-ën, 72-in dhe 76-ën. Gjithsesi, ardhja në pushtet e Khomeinit në vitin 1979 bëri që Irani të mos luajë më në kompeticionet ndërkombëtare të futbollit, duke e cilësuar si një sport që i vlente vetëm Perëndimit dhe se ishte kundra fesë. Dy nga futbollistët më të mirë në historinë e Iranit ishin vëllezërit Khabiri. Mohamed luajti deri në vitin 1976, por më pas shkoi në SHBA për studime. Flitet se ai u detyrua të braktisë karrierën e tij si futbollist dhe të largohet nga vendi, prej frikës së policisë sekrete, e cila e kishte vënë në shënjestër. Gjithsesi, tragjedia më e madhe ka të bëjë me të vëllanë e tij, Habibin. Ai ishte në atë periudhë kohore heroi i vendit, falë talentit të jashtëzakonshëm. Madje, në vitin 1978 shënoi një gol të mrekullueshëm nga 30 metra kundër Kuvajtit, i cili i dhuroi kombëtares së tij kualifikimin për në Kupën e Botës. Popullariteti nuk i shërbeu Habibit për t’i shpëtuar regjimit të kohës. Një vit pas botërorit të Argjentinës ai u burgos dhe u dërgua në një kamp përqendrimi me akuzën se bashkëpunonte me muxhahedinët islamikë, të cilët luftoheshin nga diktatori i asaj kohe, Khomeini. Përflitet se Khabirit iu dhurua disa herë liria, në këmbim që të tregonte se ku fshiheshin muxhahedinët, por ai nuk pranoi asnjëherë. Në mëngjes të vitit 1984, atij ju tha se do lirohej. Por, sapo e nxorën në oborr e pushkatuan, pikërisht në një pjesë muri ku shkruhej “Allahu është i madh”. Pas vdekjes së vëllait, Mohamed u detyrua të rikthehet në Iran, por nuk iu lejua asnjëherë që të flasë për Habibin, edhe pse të gjithë flisnin nën zë për të.
Adidasi dhe Coca-Cola vunë në lëvizje të gjitha forcat ushtarake
Sponsorët, “presion” organizatorëve
Një nga financuesit më të mëdhenj të Kupës së Botës në Argjentinë, ishin dy prej kompanive më prestigjoze të kohës, Adidadi dhe Coca-Cola. Në fakt, administratorët nuk ishin të kënaqur në fillim nga organizatorët, duke mos marrë vëmendjen dhe rezultatet e duhura. Në një situatë të tillë, ata vunë kushte, të cilat u zbatuan përpikmërisht nga organizatorët. Ata kërkuan që të gjitha forcat ushtarake të vendit të viheshin në lëvizje për të detyruar që të transmetoheshin ndeshjet e botërorit në çdo pjesë të vendit dhe mbi të gjitha, të transmetoheshin në televizorë me ngjyra. Edhe pse u duk si një kapriço në pamje të parë, kjo dëshirë u realizua dhe në Argjentinë, kushdo fliste vetëm për Kupën e Botës, ndërsa në rrugë shikoje më shumë ushtarakë, sesa civilë. Gjithsesi, shifrat e paguara prej dy kompanive gjigande ishin me të vërtetë shumë të majme për atë periudhë kohore.
Mario Kempes
Rritet si futbollist në Rosario Central, skuadër në të cilën regjistrohet kur është 12 vjeç. Më 1976 emigron në Spanjë, ku nis të luajë me Valencian. Një vit më pas me 24 gola është shënuesi më i mirë në Kampionatin spanjoll. E përsërit këtë sukses në prag të botërorit argjentinas, këtë radhë me 28 gola. Pas këtij botërori kthehet sërish në radhët e Valencias, dhe aty dëshmon përsëri se golat dhe lavdia e tij nuk janë të rastit. Më 1980, falë Kempesit kjo skuadër duke mundur në finale Arsenalin e Londrës, fiton Kupën UEFA.
Kroli
Kapiteni i Holandës, ashtu si me 1974, në botërorin argjentinas, është përsëri Kroli, 1.82 cm. Lindur në Amsterdam më 1949, ftohet shumë shpejt të luajë me Ajaksin më 1967. Dy vjet më pas, ky mbrojtës me tipare sulmuese, kalon me skuadrën kanadeze Vankuver. Mirëpo, bosët e Napolit e peshkojnë dhe kështu kalon një rilindje të dytë, duke kujtuar jo pa nostalgji 5 tituj kampion, dhe 2 Kupa të Kampioneve të fituara në Holandë.
Pasarela
Në botërorin 78’ sapo ka mbushur 23 vjeç. Është një rrugë e gjatë e nisur 9 vjet më parë kur ky djalosh pasi ka luajtur me skuadrën Cakabukos të qytetit të tij të lindjes, kalon në klubin Sarmianta di Junin, ku vendos të qëndrojë gjatë. Më 1974 Pasarela kalon tek River Pleitit dhe një vit më pas bëhet kampion i Argjentinës. Shënon 25 gola me skuadrën kombëtare dhe 95 gjatë 9 viteve të jetës sportive me River Pleitin.
Grupi 1
02/06/1978
Argjentinë – Hungari 2 – 1
Luke 14’, Bertoni 83’ / Csapi 9’
02/06/1978
Itali – Francë 2 – 1
Rosi 29’, Zakareli 54’ / Lakomb 1’
06/06/1978
Argjentinë - Francë 2 – 1
Pasarela 45’ (P), Luke 73’ / Platini 60’
06/06/1978
Itali - Hungari 3 – 1
Rosi 34’, Betega 35’, Beneti 61’ / A.Toth 81’ (P)
10/06/1978
Argjentina – Itali 0-1
Betega 67’
10/06/1978
Francë – Hungari 3 – 1
Lopez 23’ Berdol 38’, Rosheto 42’ / Zombori 41’
1. Itali 3 0 0 6-2 6
2. Argjentina 2 0 1 4-3 4
3. Francë 1 0 2 5-5 2
4. Hungari 0 0 3 3-8 0
Grupi 2
01/06/1978
RFGJ – Poloni 0 – 0
02/06/1978
Tunizi – Meksikë 3 – 1
Kabi 55’, Ghomid 80’, Dhuib 86’ / Ajala 45’ (P)
06/06/1978
RF Gjermane – Meksikë 6 – 0
D.Myler 14’, H.Myler 29’, Rumenige 38’, 71’, Flohe 44’, 89’
06/06/1978
Poloni – Tunizi 1-0
Lato 42’
10/06/1978
Poloni – Meksikë 3 – 1
Boniek 42’, 83’, Dejna 56’ / Rangel 51’
10/06/1978
RF Gjermane – Tunizi 0 – 0
1. Poloni 2 1 0 4-1 5
2. RF. Gjermane 1 2 0 6-0 4
3. Tunizia 1 1 1 3-2 3
4. Meksika 0 0 3 2-12 0
Grupi 3
03/06/1978
Austri – Spanjë 2 – 1
Shashner 10’, Krankl 79’ / Dani 21’
03/06/1978
Brazil – Suedi 1 – 1
Reinaldo 45’ / Sjoberg 37’
07/06/1978
Austri – Suedi 1 – 0
Krankl 44’ (P)
07/06/1978
Brazil – Spanjë 0 – 0
11/06/1978
Spanjë – Suedi 1 – 0
Asensi 75’
11/06/1978
Brazil – Austri 1 – 0
Dinamite 40’
1. Austria 2 0 1 3-2 4
2. Brazili 1 2 0 2-1 4
3. Spanja 1 1 1 2-2 3
4. Suedia 0 1 2 1-3 1
Grupi 4
03/06/1978
Peru – Skoci 3 – 1
Kueto 43’, Kubilas 70’, 76’ / Xhordan 19’
03/06/1978
Holandë – Iran 3 – 0
Rensenbrink 40’ (P), 62’, 78’ (P)
07/06/1978
Skoci – Iran 1 – 1
Eskandarian (A) 43’ / Daneifard 60’
07/06/1978
Holandë – Peru 0 – 0
11/06/1978
Peru – Iran 4 – 1
Velaskez 2’, Kubilas 36’ (P), 39’ (P), 79’ / Roushan 41’
11/06/1978
Skoci – Holandë 3 – 2
Dalglish 44’, Xhemil 46’, (P), 68’ / Rensenbrink 34’ (P), Rep 71
1. Peru 2 1 0 7-2 5
2. Holanda 1 1 1 5-3 3
3. Skoci 1 1 1 5-6 3
4. Iran 0 1 2 2-8 1
Gjysmëfinalet
Grupi A
14/06/1978
Itali – RF Gjermane 0 – 0
14/06/1978
Holandë – Austri 5 – 1
Brandrs 6’, Rensenbrink 35’ (P), Rep 36’, 53’, Van de Kerkjof 82’ / Obermajer 80’
18/06/1978
Holandë – RF Gjermane 2 – 2
Han 27’, Van de Kerkhof 82’ / Abramzik 3’, D.Myler 70’
18/06/1978
Itali – Austri 1 – 0
Rosi 13’
21/06/1978
Holandë – Itali 2 – 1
Brandts 49’, Han 76’ / Brandts 19’ (A)
21/06/1978
Austri – RF Gjermane 3 – 2
Vogts 59’ (A), Krankl 66’, 87’ / Rumenige 19’, Holzenbein 72’
1. Holanda 2 1 0 9-4 5
2. Italia 1 1 1 2-2 3
3. RF Gjermane 0 2 1 4-5 2
4. Austria 1 0 2 4-8 2
Grupi B
14/06/1978
Argjentinë – Poloni 2 – 0
Kempes 16’, 72’
14/06/1978
Brazil – Peru 3 – 0
Dirceu 15’, 27’, Ziko 72’ (P)
18/06/1978
Argjentinë – Brazil 0 – 0
18/06/1978
Poloni – Peru 1 – 0
Szarmah 64’
21/06/1978
Brazil – Poloni 3 – 1
Nelinjo 13’, Dinamite 58’, 63’
21/06/1978
Argjentinë – Peru 6 – 0
Kempes 21’, 49’, Tarantini 43’, Luke 50’, 72’, Housman 67’
1. Argjentina 2 1 0 8-0 5
2. Brazili 2 1 0 6-1 5
3. Poloni 1 0 2 2-2 2
4. Peru 0 0 3 0-10 0
Për vendin 3-të
24/06/1978
Brazil – Itali 2 – 1
Nelinjo 64’, Dirceu 71’ / Kausio 38’
Finale
25/06/1978
Argjentinë - Holandë 3 – 1
Golat” Kempes 37’, 104’, Bertoni 115 / Naninga 82’
Argjentina: Filiol, Olguin, Tarantini, Galego, Pasarela, Galvan, Bertoni, Ardiles (Larrosa 66’), Luke, Kempes, Ortiz (Huzman 74’)
Trajner: Luis Mentoni
Holanda: Jungblod, Portvilt, Jansen (Zyrbir 72’), Han, Brandtz, Krol, Rene Van de Kerkof, Vili Van de Kerkof, Rep (Naninga 59’), Neskens, Rensenbrink.
Trajner: Ernst Hapel
Kartonë të verdhë: Ardiles / Krol, Surbier, Portbliet
Arbitër: Serxhio Gonela (ITA)
Spektatorë: 71,483
Formacioni më i mirë i Kupës së Botës 1978
Rosi (Itali)
Kempes (Argjentinë)
Bertoni (Argjentinë)
Han (Holandë)
Betega (Itali)
Pasarela (Argjentinë)
Kabrini (Itali)
Krol (Holandë)
Xhentile (Itali)
Nelinjo (Brazil)
Filol (Argjentinë)
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 08 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili