E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, 5 të vdekur nga ortekët

Flaine - Pesë persona mbetën të vdekur dje nga një sërë ortekësh që goditën Alpet franceze, njoftojnë sot burime pranë skuadrave të ndihmave. Dy persona të cilët po shëtisnin vdiqën gjithashtu në Flaine, në Savojën e Sipërme, ndoshta nga shembja e një masivi bore. Dy skiatorë 16 dhe 18 vjeç, të gjetur pa frymë pasi ishin rrëmbyer nga një ortek, teksa po rrëshqisnin jashtë pistës në fushën Valmorel, në masivin e Lozierës, nuk arritën të mbijetonin pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të skuadrave të shpëtimit.

Një skiator tjetër, i gjetur i mbuluar nga një metër borë nga një qen, vdiq sapo mbërriti në spitalin e Grenoblit. Shërbimi meteorologjik i Francës kishte paralajmëruar dje për rreziqet e ortekëve, duke theksuar se shtresa e borës ishte e paqëndrueshme kudo në Alpe, për shkak të reshjeve të shumta dhe të erërave të forta të ditëve të fundit. Rreziku i ortekëve vazhdon të jetë i lartë edhe sot, "pavarësisht nga rivendosja përkohësisht e motit të mirë".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›