E Diel, 1 Nëntor 2026

Vietnam, mbytet anija, vdesin 40 persona

Vinh -Nga mbytja e një trageti sot në një lumë të Vietnamit, të paktën 40 persona kanë mbetur të vdekur bëri të ditur një zyrtar provincial. "Dyzetë trupa janë gjetur deri tani dhe kërkimet vazhdojnë", i bëri të ditur AFP-së Luong Ngoc Binh, kryetar i Partisë Komuniste të provincës, i cili shpjegoi se "më tepër se 80 persona ndodheshin në anije", që ishte autorizuar të transportonte vetëm 20.

Anija prej druri u mbyt nga rryma dhe era e fortë 20 metra nga bregu, në jug të qytetit Vinh, në lumin Gianh, në provincën Quang Binh, në qendër të Vietnamit, shpjegoi ai. Të paktën dy ose tre persona konsiderohen ende të zhdukur, ndërsa 36 persona janë shpëtuar. Trageti transportonte pasagjerë drejt një tregu me rastin e vitit të ri hënor në Tet.

Sipas Binh, aksidenti ndodhi për shkak të mbingarkesës së anijes. Kapiteni dhe pronari i anijes u arrestua, sepse kishte marrë më tepër pasagjerë nga sa parashikonte rregullorja. Sipas Binh, në bordin e anijes kishte jelekë shpëtimi, "por aksidenti ndodhi aq shpejt sa ata nuk hynë fare në përdorim".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›